AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blinin rroba tek “gabi” gjobiten 74 infermiere

Shko poshtë

Blinin rroba tek “gabi” gjobiten 74 infermiere Empty Blinin rroba tek “gabi” gjobiten 74 infermiere

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 03, 2013 2:24 am

Blinin rroba tek “gabi” gjobiten 74 infermiere 83327Blerja e rrobave te gabi është bërë një modë tashmë në vendin tonë, aq sa shumë persona braktisin edhe vendin e punës për të vrapuar te tregu më i afërt. Një gjë e tillë ndodh edhe para spitalit më të madh të vendit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku personelin e këtij spitali shpesh herë në orar pune e gjen duke bërë një “kontroll” nga gabi.

Pranë QSUT-së ndodhet një treg ku shiten rroba të përdorura, tregu madje ka marrë edhe emrin e spitali që ka pranë, pasi ai ndodhet pran Spitalit të Neurologjisë ose siç njihet ndryshe spitalin nr.5. Pranë këtij tregu përditë shikon bluza të bardha. Një ndër ato ditë ishte edhe dje në mesditë.

Por një problem tjetër është se përveç braktisjes së punës, bluzat e bardha dalin jashtë ambienteve të spitalit me uniformën e punës, gjë kjo  që është e ndaluar. Dëshira e tyre për të blerë me çmim të lirë dhe rroba firmato duket se i ka joshur së tepërmi, teksa shkojnë nga tezga në tezgë.

Më pas, me rroba nëpër duar drejtohen nëpër spitale pa larë duart, gjë kjo që është nje burim infeksionesh për të sëmurët.  Ndërsa Presidenti i Urdhrit të Infermierit Sabri Skënderi shprehet se këto veprime janë në kundërshti të plotë me kodin e etikës dhe se do të merren masa për çdo person që del jashtë ambienteve të sipitalit.

“Kodi Etik-Deontologjik, në nenin 2, pika 7, thotë që ndalohet rreptësisht dalja jashtë ambientit të punës me uniformë dhe gjatë orarit zyrtar. Nëse konstatohen raste të shkeljeve të kësaj pike merren edhe masat përkatëse” –thotë Sabri Skënderi. Sipas Skënderit nëse këto raste përsëriten, mjeku apo infermieri që shkel rregullat, mund të humbasë edhe licencën.

Sipas tij për këto shkelje nga Urdhri i Infermierit për këto 6 muaj janë gjobitur 74 infermiere. “Deri tani, domethenë  për 6 mujorin e parë janë gjetur 74 infermierë që kanë shkelur kodin e etikës” shprehet Skënderi. Po sipas tij nuk kanë munguar as gjobat në këto raste. “Masat variojnë, nga gjoba, pezullime, paralajmërim për përjashtim nga puna dhe deri në heqjen e licencës nëse rasti është i përsëritur.

Janë marrë masa të ndryshme si: gjoba që variojnë nga 5 mijë deri në 50 mijë lekë, paralajmërime, pezullim nga puna për një kohë të caktuar etj” shprehet Skënderi. Sipas presidentit të Urdhrit të Infermierit, nga ky institucion kryhen 2-3 monitorime në vit pasi ka kapacitete të vogla. “Më problematiku është spitali “Nënë Tereza”.

Në të dy maternitetet ka fare pak raste të shkeljeve të kodit të etikës, ndërsa në QSUT situata është më e keqe. Aty ka më shumë infermierë që dalin jashtë ambienteve të punës për të blerë rroba apo për të kryer veprimtari të tjera. Duhet thënë që përveç shkeljes së kodit të etikës, këto përbëjnë rrezik edhe për pacientët.

Nga këto rroba të përdorura që ata blejnë mund të merren një sërë infeksionesh që mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të një pacienti apo të shkaktojnë ndonjë sëmundje.” thotë Skënderi. Sipas tij drejtoritë e spitaleve ato që duhet të lëvizin të marrin masa për të ndaluar këtë fenomen. “Çdo spital duhet të bëjë çfarë është e mundur që personeli i tij të respektojë rregullat në të mirë të tij dhe të pacientëve” përfundon Skënderi. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/blinin-rroba-tek-gabi-gjobiten-74-infermiere-165118.html#sthash.QCKDAxgp.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Blinin rroba tek “gabi” gjobiten 74 infermiere Coolte21

Shteti Shteti : Blinin rroba tek “gabi” gjobiten 74 infermiere Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi