Telenovelat, ngritja e fuqisë së butë të Turqisë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1

Ndërsa disa në Ballkan ankohen për vëmendjen e tepruar që po u kushtohet telenovelave turke në rajonin tonë, në botën arabe ato po shihen si simbol i rritjes së ndikimit kulturor të Ankarasë dhe si simbol i pushtetit të butë
Nathan Williams, BBC
Ndërsa telenovelat turke mbërrijnë te gjithnjë e më shumë shikues në botën arabe, shfaqja në ekrane e myslimanëve që pinë alkool apo hyjnë në marrëdhënie jashtëmartesore po bëhet gjithnjë e më e pranishme. Por kjo po prezanton edhe një imazh të ri në marrëdhëniet mes një burri dhe një gruaje.
Në fillim të protestave që mbërthyen së fundmi Turqinë, gazetarët kapën një protestues për ta veçuar nga të tjerët. Kishte një mjekër elegante mes një turme të rinjsh në sheshin “Taksim” të Stambollit.
Më pas ai u takua me Kryeministrin e Turqisë si pjesë e një grupi që shpresonte të ndërmjetësonte mes qeverisë dhe demonstruesve. Ky njeri është Halit Ergenc dhe ai është i njohur në skenën ndërkombëtare përgjithësisht për rolin e tij si sulltani – rrjedhimisht edhe mjekra – në një telenovelë turke, “Shekulli i Madhërishëm”, (Muhtesem Yuzyil), e cila është shitur në dhjetëra vende.
I vendosur në botën osmane, ai nxjerr prapaskenat e jetës së Sulejmanit të Madhërishëm, sulltanit që sundoi më gjatë se kushdo tjetër, si dhe për dashurinë e tij për një grua perëndimore në haremin e tij, me të cilën bëhet obsesiv dhe në fund, martohet.
Kjo telenovelë pritet të realizojë sezonin e katërt dhe është një spektakël që ka fituar 130 milionë dollarë nga shitjet në eksport. Sektori eksportues i dëfrimit në Turqi ishte gjithsej 1 milion dollarë në vitin 2007.
Ai film të çon 500 vjet pas, në erën kur sulltanët otomanë sundonin pjesën më të madhe të Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme, dhe ndoshta kjo shpjegon edhe faktin se telenovela po shihet në 47 vende, më së shumti nga këto rajone.
Spektaklet e eksportuara bazohen në një përzierje të prodhimit të shkëlqyeshëm, narracion plot pasion dhe intrigë (gjë që ishte e bollshme në oborrin e Sulejmanit), aktorë dhe aktore shumë të bukur dhe pamje ikonë të Turqisë.
“Merr dashurinë e ndaluar” (Ask-i Memnu). Kjo është një telenovelë e vendosur në një shtëpi të madhe në Bosfor dhe tregon historinë e një pasioni të ndaluar mes një djali të ri shumë simpatik, Belulit, dhe një gruaje shumë të bukur, Bihter, e cila është martuar me xhaxhain e vet.
Ata jetojnë nën të njëjtën çati, por shikuesi e di se një histori e tillë nuk do të përfundojë mirë.
Beluli luhet nga Kivanc Tatlitug, i cili është bërë pulsi i zemrës së rajonit dhe, për shkak të pamjes së tij të këndshme, disa kanë filluar ta quajnë “Bred Piti Hallall”.
Njësoj si “Shekulli i Madhërishëm”, kjo telenovelë ka një dozë të mirë skenash dashurie, të cilat mund të duken të buta në sytë e shikuesve perëndimorë, por janë habitëse dhe joshëse për standardet e vendeve arabe.
Rreth 85 milionë njerëz në botën arabe u fiksuan pas televizorit në episodin final të spektaklit “Gumus” (Argjend) më 2008-n dhe audienca për dramat turke është rritur vit pas viti.
Kjo rritje e audiencës ndodhi pjesërisht, sepse ato mbushin një hapësirë të lirë në treg.
“Përfundimisht, kjo ndodh nga një mungesë skenarësh të mirë dhe vlerash të larta prodhuese në televizionet arabe”, thotë Habib Battah, një kritik mediave me bazë në Bejrut dhe autor i një blogu.
“Nuk është thjesht që disa telenovela turke janë popullore. Është që këto novela po shfaqen në çdo kanal televiziv arab”, thotë ai.
“Më herët Turqia ishte një vend importues telenovelash nga Amerika Latine, por këto telenovela kishin më pak ndikim”, thotë Battah.
Një arsye për këtë ishte se ato dubloheshin në arabishten klasike, ndërsa telenovelat turke filluan më 2007-n të dubloheshin në dialektin e Sirisë.
Kjo i bëri rrëfenjat më “tërheqëse” dhe “zëri i aktorëve ishte më i besueshëm”, thotë Habib. Një arsye tjetër është që për audiencën arabe kultura turke ndihet shumë më afër sesa ajo e fjala vjen, Brazilit.
Fatma Sapci, drejtoreshë e departamentit të blerjeve te kompania “Ay Yapim”, e cila ishte kompania që prodhoi “Dashuri e ndaluar”, thotë se kjo e bën më të lehtë te teleshikuesit në të gjithë rajonin të fillojnë të mendojnë dhe t’i konsiderojnë aktorët si “pjesë e familjes së vet”.
Këto telenovela i shfrytëzojnë dinamikat familjare në një mënyrë sfiduese.
“Telenovelat turke merren me shumë çështje që televizionet arabe e kanë me frikë të merren, të tilla si barazia gjinore, tradhtia dhe çështje të dashurisë, si dhe diskutojnë tema të tilla si fëmijët e paligjshëm të lindur jashtë martese”, thotë profesor Asli Tunc, kreu i Shkollës së Medias në Universitetin Bilgi të Stambollit.
“Cili është krimi i Fatmagul?” (Fatmagul’un sucu ne?)
“Cili është krimi i Fatmagul?” Shkaktoi një debat mbi ligjin që justifikon një përdhunues në rast se ai martohet me viktimën e përdhunimit.
Por ndoshta çështja më debatuese mes teleshikuesve ka qenë tema e marrëdhënieve meshkuj-femra.
Disa nga këto telenovela u flasin teleshikueseve femra duke shfaqur personazhe meshkuj jotradicionalë, të cilët janë romantikë në vend të të qenët maço, thotë Tunc.
“Gumus”, për shembull, përshkruan një dashuri romantike mes heroinës Gumus (të quajtur Noor në botën arabe) dhe bashkëshortit të saj Mehmet (Muhamed).
Gratë mund t’u vënë në dukje bashkëshortëve të tyre sesa mirë personazhi kryesor po e trajton bashkëshorten e tij – ai krijon një ideal romantik, ku “gratë janë të vlerësuara, të çmuara dhe të adhuruara”, thotë Mazen Hayek, zëdhënës për Qendrën e Transmetimeve të Lindjes së Mesme, një kompani mediatike e mbështetur nga Saudia.
Impakti i spektaklit ishte aq i madh mes grave arabe sa ato “filluan t’u flasin bashkëshortëve të tyre përmes dramave turke”, thotë ai.
Historia ishte gjithsesi provokuese për shoqëritë konservatore, ku shprehja e dashurisë është zakonisht një çështje private, shton Abdallah Alsalmi, analist i medias për Lindjen e Mesme në shërbimin e monitorimit të lajmeve të BBC-së.
Për shkak se personazhet në ekran kanë shumë gjëra të përbashkëta me audiencat arabe, ishte më e debatueshme dhe gjithashtu më e lehtë për të krijuar marrëdhënie me personazhet, thotë ai.
Por dr. Dina Matar nga Qendra për Media dhe Film në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër është e kujdesshme kur flet për idenë se telenovelat kanë sjellë një “ndryshim themelor” në sjelljen kundrejt grave në rajon.
Në fakt, ato kanë ushqyer një debat që sakaq pati filluar më herët në disa telenovela të prodhuara nga arabët dhe të transmetuara në televizionet arabe, thotë ajo, ndërsa hapësira mediatike në Lindjen e Mesme është zgjeruar.
Eksportimi i këtyre telenovelave ka ndodhur paralelisht me një nxitje nga ana e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, për të rritur fuqinë kulturore të Turqisë, një politikë e përshkruar në disa raste si neo-otomanizëm.
Ndërsa qeveria ka krijuar qendrat kulturore “Yunus Emre” – të ngjashme me “British Council” apo “Alliance Francaise” – në një numër vendesh, elenovelat kanë pasur gjithashtu një rol në prezantimin e një imazhi pozitiv për Turqinë.
Ministria e Kulturës i lidh drejtpërsëdrejti telenovelat me rritjen e numrit të turistëve drejt Turqisë nga vendet arabe gjatë pesë viteve të fundit.
Izzet Pinto, drejtor i “Global Agency”, kompania turke që shpërndan “Shekullin e Madhërishëm” dhe telenovela të tjera të rëndësishme, e shpjegon në këtë mënyrë: “Ne po i tregojmë vendit tonë pamje shumë të bukura, stilin tonë të jetesës dhe traditën. Kështu ne kemi ndikim të madh mbi njerëzit përmes fuqisë së butë.”
Komenti
Nuk është thjesht që disa telenovela turke janë popullore. Është që këto novela po shfaqen në çdo kanal televiziv arab
Habib Battah
Kritik i medias me bazë në Bejrut
Telenovelat më të famshme të Turqisë
“Argjend” (Gumus/Noor), prodhuar nga ANS. Dashuria e thellë mes një vajze të varfër dhe një bashkëshorti më të pasur. U shit në 56 vende.
“Shekulli i Madhërishëm” (Muhtesem Yuzyil). Dramë kostumesh me ambiente masive vendosur në botën otomane të Sulejmanit të Madhërishëm. U shit në 47 vende.
“Dashuri e ndaluar” (Ask-i Memnu). Pasione të ndaluara në një vilë në Bosfor. U shit në 46 vende.
“1001 net” (Binbir Gece). Një nënë pranon një propozim të pahijshëm nga padroni i saj për të paguar mjekimin e djalit të vet nga kanceri. U shit në 46 vende.
“Rënia e gjetheve” (Yaprak Dokumu). Një familje e varfër mbërrin në Stamboll për t’u përballur me shumë sfida. U shit në 46 vende.
“Cili është krimi i Fatmagul?” (Fatmagul’un Sucu Ne?). Fatmagul përdhunohet dhe martohet me Kerim, i cili gabimisht beson se është autori i krimit. U shit në 37 vende.
Vendimi për dublim
Mazen Hayek
Më 2007-n, kompania mediatike MBC filloi të dublojë telenovelat turke në një dialekt të Sirisë. Ne deshëm të ndërtojmë sukses mbi telenovelën popullore siriane “Bab al Hara”.
Më herët, telenovelat dubloheshin në arabishten klasike, e cila krijonte një mungesë lidhjeje me shikuesit. Çfarë ata dëgjonin ishte shumë më tepër e ashpër në krahasim me atë që ata shihnin.
Dialekti i Sirisë është shumë më pranë gjuhës së folur të njerëzve. U zgjodhën aktorë dublimi profesionalë nga Siria dhe u sigurua që ata të përputheshin me personalitetin e personazheve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi