AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rilindasi/ Foto e rrallë e 1937 eshtrat e Naimit vijnë në Tiranë

Shko poshtë

foto - Rilindasi/ Foto e rrallë e 1937 eshtrat e Naimit vijnë në Tiranë  Empty Rilindasi/ Foto e rrallë e 1937 eshtrat e Naimit vijnë në Tiranë

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 19, 2013 5:14 am

foto - Rilindasi/ Foto e rrallë e 1937 eshtrat e Naimit vijnë në Tiranë  81584
Në vitin 1937, me rastin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë, eshtrat e tij u sollën nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, duke parashikuar edhe ndërtimin e një varri të denjë për të më pas.

Ky varr u bë e mundur të përurohej vetëm pas tre vjetësh në kohë të Italisë. Varri monumental u ndërtua në oborrin e madh të Kryegjyshatës, duke patur parasysh përkatësinë fetare të poetit dhe vargjet e pafundme që ai i kish kushtuar bektashizmës.

Monumenti ishte i gjithi në mermer të bardhë, në përputhje me stilin monumental të kohës. Mbi të, qenë vendosur simbole bektashiane dhe një shqiponjë e madhe dykrerëshe e gdhendur po në mermer.

foto shihen autoritetet fetare tek rrijnë me respekt në këmbët e varrit, duke pasur në midis, të mbështjellë me flamur kombëtar, arkivolin e vogël me eshtrat e poetit, përpara se të ndryhen në varr.

Më pranë tij, qëndron vetë Kryegjyshi Sali Njazi Dedei, i cili do të vdiste vetëm pak muaj më vonë, në 28 nëntor 1940 në një atentat që nuk u sqarua asnjëherë. Naimi pushoi në këtë varr, pa e ditur se do ta nxirrnin sërisht që andej.

Në vitin 1967, në kuadër të mbylljes së institucioneve fetare, eshtrat u nxorrën sërisht për t’u vendosur në varrin e përbashkët me vëllezërit e tij Abdyl dhe Sami në Kodrat e Liqenit.

Ndërkaq monumenti i vjetër u shkatërrua pa mëshirë, duke i humbur kujtesës sonë kolektive edhe një brilant tjetër, egzistenca e të cilit na dëshmohet vetëm nga këto foto

foto - Rilindasi/ Foto e rrallë e 1937 eshtrat e Naimit vijnë në Tiranë  81584_1
(Foto e rrallë e ceremonisë së varrosjes së eshtrave të Naim Frashërit në vitin 1937)

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
♛Melody♛
♛Melody♛

foto - Rilindasi/ Foto e rrallë e 1937 eshtrat e Naimit vijnë në Tiranë  Coolte21

Shteti Shteti : foto - Rilindasi/ Foto e rrallë e 1937 eshtrat e Naimit vijnë në Tiranë  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi