Erdogan, një demokrat apo një sulltan?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Erdogan, një demokrat apo një sulltan?
Recep Tayyip Erdogan duhet t’i drejtojë protestat e rrugës në Turqi, jo t’i luftojë ato. Ai duhet të mendojë për një pasardhës dhe jo për pushtet të përjetshëm, argumenton “The Economist”
Telashet e Turqisë
“Kokë të thyera, gaz lotsjellës, ujë me presion” mund të jetë Kajro, Tripoli apo ndonjë kryeqytet tjetër i ndonjë diktature brutale. Megjithatë nuk bëhet fjalë për sheshin “Tahrir”, por për atë “Taksim”, në Stamboll, qyteti më i madh në Europë dhe kryeqyteti i biznesit në Turqinë demokratike. Protestat janë shenjë e pakënaqësive në rritje ndaj Recep Tayyip Erdogan, udhëheqësit më të rëndësishëm të Turqisë që nga koha e Ataturk. Përleshjet u përhapën si zjarr në të gjithë vendin. Mbi 4 mijë njerëz janë plagosur dhe mbi 900 janë arrestuar; 3 kanë vdekur.
Nisja e protestës ishte plani për të ndërtuar në parkun “Gezi”, një nga vendet e fundit të gjelbra të mbetura në qendër të Stambollit. Zemërimi ishte akumuluar kundër projekteve të mëdha ndërtimore të qeverisë, duke filluar nga një urë e tretë mbi Bosfor te një kanal i çmendur nga Deti i Zi. Por vetëm pasi kjo protestë e parë u përball me një polici tmerruese të egër, zemërimi shpërtheu, përmes “Twitter” dhe mediave të tjera sociale. Një mosmarrëveshje vendore u kthye në kombëtare për shkak të elementëve të saj të sjelljes brutale të policisë dhe megaprojekteve të hartuara me një sjellje mohuese e jokonsultuese. Ato shërbejnë si një shembull ekstrem i mënyrës autoritare me të cilën Erdogan drejton vendin.
Për disa vëzhgues, përplasjet në Turqi tregojnë prova të reja se demokracia dhe Islami nuk mund të bashkëjetojnë. Por fetaria e Erdoganit nuk ka lidhje me këtë. Leksioni i vërtetë i këtyre ngjarjeve është mbi autoritarizmin: Turqia nuk do të pajtohet me një demokrat të shtresës së mesme që sillet si një sulltan otoman.
Devijim nga treni i demokracisë
Në disa mënyra, Erdogani ka ecur gjithsesi mirë. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto ka qenë mesatarisht 5 për qind në vit që kur Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim, (AK) mori pushtetin vonë më 2002. Qeveria kreu gjithashtu reforma për të fituar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian në vitin 2005, një arritje që nuk pati qenë e mundur për Turqinë për më shumë se 40 vjet. Erdogan ka bërë më shumë se çdokush nga paraardhësit e tij për të ndarë llogaritë me 15 milionë kurdët e shtypur dhe rebelë të këtij vendi. Turqia ka qenë edhe modeli për kombet që dolën nga “Pranvera arabe”.
Kjo e shkuar shpjegon se pse AK fitoi tre zgjedhje me rezultat komandues, më e fundit në qershor të 2011-s. Erdogan mbetet popullor, veçanërisht mes pronarëve të biznesit të vegjël dhe fshatarëve konservatorë të Anadollit, të cilët përbëjnë shumicën e miliona emigrantëve të rinj nëpër qytete. Përballë një opozite të panevojshme, AK mund të fitojë sërish.
Megjithatë ka pasur vazhdimisht shqetësime mbi Erdoganin. Ai një herë e quajti demokracinë një tren nga i cili mund të zbresësh sapo të arrish në destinacion. Ai është përbuzës ndaj borgjezisë kozmopolitane të Stambollit dhe Izmirit. Rrënjët fetare të partisë së tij kanë shtyrë shumë njerëz t’i frikësohen islamizimit të shtetit krenarisht laik të Ataturkut: një ligj i ri që kufizon shitjen e alkoolit, rrit besueshmërinë e këtyre shqetësimeve. Disa nxitojnë të thonë se, larg të qenët një model i demokracisë islamike, AK mund të ekspozojë konceptin si një kontradiktë.
Megjithatë ka shumë te partia e Erdogan të cilët, njësoj si bashkëthemeluesi i tyre, presidenti Abdullah Gul, nuk janë dakord me autoritarizmin e kryeministrit dhe gjejnë interpretimet e tij për demokracinë si shumë të ngushta; dhe ka shumë udhëheqës jomyslimanë, të tillë si Vladimir Putin i Rusisë apo Viktor Orban i Hungarisë, sillen rëndë. Problemi nuk është Islami por Erdogani. Ai ka një mision mazhoritar mbi politikën: nëse ai fiton zgjedhjet, ai beson se ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Në disa raste, si ai i shkuljes së dhëmbëve të ushtrisë së prirë nga grushtet e shtetit, ai ka përdorur pushtetin mirë. Por me kalimin e kohës, kontrolli mbi të është zhdukur. Të emëruarit nga AK mbushin drejtësinë, njerëzit e AK drejtojnë provincat; miqtë e tyre fitojnë kontratat e mëdha. Erdogan ka frikësuar median drejt vetëcensurës: ndërsa protestuesit u bombarduan me gaz lotsjellës, televizionet transmetonin programe mbi gatimet dhe pinguinët.
Më shumë gazetarë janë në burg në Turqi së sa në Kinë. Erdogan ka mbyllur të gjithë stafin e gjeneralëve. Brenda partisë së tij, njerëzit kanë frikë t’i dalin përballë. Vetëbesimi i tij shumë kohë më parë ka kaluar në gradën e mostolerancës. Konservatorizmi i tij shoqëror është kthyer në inxhinieri shoqërore.
Rreziku është që ai do të mbajë pushtetin tani e tutje edhe më fort. Sipas rregullave të AK-së që kufizojnë deputetët në tre mandate parlamentare, ai duhet të mos jetë më kryeministër në zgjedhjet e ardhshme më 2015. Ai mund të jetë i joshur nga ideja për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që ai të bëhet një president i fuqishëm ekzekutiv, ose ta drejtojë partinë e tij nga pallati presidencial apo thjesht të ndryshojë rregullat e partisë që të qëndrojë më gjatë.
Janë dy arsye se pse Erdogan duhet t’i braktisë këto ide dhe të përgatitet për të lëshuar udhëheqësinë e AK dhe pushtetin ekzekutiv te dikush me më shumë prirje shtetari si Gul në zgjedhjet e ardhshme. Një arsye është që shumë turq janë lodhur nga ai njësoj si protestat mbi taksat fikse në vitin 1990 sinjalizuan se britanikët qenë lodhur nga Margaret Thatcher, apo se si francezët refuzuan Charles de Gaulle pas vitit 1968. Nëse Erdogan qëndron, ai mund ta bëjë vendin e tij gjithnjë e më të paqeverisshëm.
Ai ka gjithashtu nevojë të ruajë arritjet e veta, të cilat janë sakaq të dobëta dhe rrezikojnë të përmbysen. Ekonomia është ngadalësuar me shpejtësi, pjesërisht për shkak të recesionit në Eurozonë, tregu më i madh i Turqisë. Bisedimet me BE-në kanë ndaluar dhe Erdogan duket se ka humbur interesin për to. Bisedimet me kurdët, veçanërisht me udhëheqësin e burgosur Abdullah Ocalan, janë gjithnjë të rrezikuara të dështojnë.
Erdogan mund të përdorë premtimin për një transferim të rregullt për ta vendosur Turqinë në rrugën e drejtë. Vendi ka nevojë për një Kushtetutë të re për të zëvendësuar atë të vitit 1982 që u hartua nga ushtria; por ajo duhet të bëhet me konsensus mes të gjitha partive dhe duhet të decentralizojë në vend që të centralizojë pushtetin. Në rast se Erdogan do t’ia përkushtojë kohën e mbetur reformës kushtetuese, zgjidhjes së problemeve me kurdët dhe rigjallërimit të bisedimeve me BE-në për të mbajtur demokracinë dhe ekonominë në rrugë të drejtë, vendi i tij në historinë e Turqisë do të sigurohet.
Protestat e kësaj jave nuk kanë qenë gjithçka gaz lotsjellës dhe sy të përlotur. Njerëzit e zakonshëm në lagjet e zakonshme kanë tringëlluar tenxhere dhe tiganë dhe kanë varur flamuj për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet. Shumë turq kanë zbuluar një ndjenjë të re uniteti që me kalimin e kohës mund të fuqizojë një demokraci të pastër pluraliste – vetëm nëse sulltani do të pranojë të dëgjojë. Shumë gjëra varen nga mënyra se si ai do t’i trajtojë protestuesit në sheshin Taksim.
Similar topics
» Erdogan, Rama dhe Thaçi thyejnë protokollin zyrtar
» Harrohet Rusmajli dhe Islami pritet me brohoritje në tribunë: Ja fotoja që zbulon përse Kaçi u bë demokrat!
» Harrohet Rusmajli dhe Islami pritet me brohoritje në tribunë: Ja fotoja që zbulon përse Kaçi u bë demokrat!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi