Spartak Ngjela, Ramizi PS-së “Mos ma prekni Berishën!”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1

Spartak Ngjela, Ramizi PS-së
“Mos ma prekni Berishën!”
TIRANE - Një nga periudhat më të nxehta të historisë së ndryshimeve politike në vend, nga viti 1991-1996, është përfshirë në vëllimin e tretë të librit “Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare” të politikanit Spartak Ngjela. Promovimi i librit me kujtime dje në Universitetin Europian të Tiranës ka pasur të ftuar përfaqësues të aleancave të ndryshme politike. Në promovim kishte ardhur edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Promovimin e çeli Henri Çili, i cili u shpreh se botimi i librit të Spartak Ngjelës në këtë kohë zgjedhjesh tregon se “UET është shtëpia e fjalës së lirë”.
Libri që ka në fokus ngjarjet e vitit 1996, të cilat sollën trazirat e ‘97-s ka një varg analizash provokuese, të cilat nisin që nga çasti i parë i daljes së partisë së parë opozitare, ku Ngjela i kushton një kapitull me titullin “Për sa kohë nuk është shkatërruar tirani i vjetër, do të ketë gjithmonë një tiran të ri”. Në qendër të këtij artikulli janë disa nga personazhet e njohura të politikës; Ramiz Alia, Sali Berisha, Gramos Pashko, Arben Imani, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, etj. Në kujtimet e tij Ngjela rrëfen sesi Ramiz Alia e kishte nën kujdes Sali Berishën dhe sesi Partia Demokratike u krijua si një parti e nxitur nga Ramiz Alia.
Nga mënyra sesi u krijua PD-ja “e kuptova se nuk do të kishte të ardhme”, shkruan avokat Ngjela në vëllimin e tretë të librit “Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare”, duke kujtuar disa detaje pikante; si e kuptoi që Arben Imani ishte me Berishën dhe kundër Gramoz Pashkos. Si nisi fraksioni brenda PD-së dhe kush e nxiste. Ngjela analizon në këtë libër edhe “rrymën retrogradë” në Partinë Demokratike që kishte që në fillim tendencën e një ndarjeje Jug-Veri. Disa nga temat që trajton Spartak Ngjela në vëllimin e tij të ri të kujtimeve politike kanë të bëjnë me defektet e drejtimit politik shqiptar.
Çfarë do të bënin me pushtetin “heronjtë e stisur” të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Si nis lufta e re e klasave në Shqipëri që përçau Partinë Demokratike, etj. Në libër ka dhe mjaft tema provokuese në kontekstin e situatës zgjedhore aktuale, si “Millosheviçi dhe Berisha, dy figura të ngritura njëlloj në dy vende respektive”. Ngjela rrëfen edhe fraksionet e hershme “që nxiteshin nga Berisha” në PD e shumë të tjera.
Duke iu referuar këtij libri, analisti Armand Shkullaku e vlerësoi autorin për natyrshmërinë e shprehjes dhe tha se “Spartak Ngjela nuk ka përdorur pozicionin politik, por është i lirë në analizat e tij”. Vetë avokat Ngjela është shprehur dje për librin se “ato çka kam shkuar janë fakte”, dhe për të tjerat ai u shpreh se “ua le lexuesve gjykimin”. Ngjela e përfundon fjalën e tij në mënyrë ekuivoke, duke u shprehur se: “Këtë libër ua dedikoj Gramoz Pashkos dhe Azem Hajdarit, koha nuk i pranon, historia do ta bëj”.
MARRËVESHJA BERISHA, MEKSI DHE IMANI; JO PASHKOJA NË KRYE TË PD-SË
Spartak Ngjela në librin “Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare” vendoset në rolin e një orakulli që ka ndjerë dhe ka parashikuar që nga viti 1991 ngjarjet e vitit 1996, që solli edhe luftën e ‘97-s. Duke qenë, jo vetëm një dëshmitar okular, por edhe pjesëmarrës në krijimin e PD-së avokat Ngjela i shkruan kujtimet e tij në këtë mënyrë: “...ishte zgjedhur kryetra Partie Sali Berisha. Imani ishte shumë i gëzuar dhe me tha se nëse Meksi nuk do të kishte hyrë në lojë do të kishte fituar Pashkoja.
Ai ishte vërtetë shumë i gëzuar, por unë që e kisha informacionin se përse ishte bërë ajo lidhje midis Berishës dhe Meksit dhe sesi ishte dërguar Sali Berisha në Partinë Demokratike, e kuptova se ajo parti nuk mund të kishte të ardhme. Megjithatë e kuptoja se Imani nuk ishte politikan dhe nuk po e kuptonte se përse po luftohej grupi i Pashkos. Ai e shihte kundërvënien ndaj Pashkos, thjesht se ai ishte më i ditur, më perëndimor dhe shumë më i afërt me shtypin e huaj, ndërsa Berishën e shikonte si ndonjë fshatar që nuk ndjente ndonjë diferencë kundrejt tij.
Madje në shumë aspekte e ndjente edhe më inferior. Sepse ky ishte një regjisor teatri, kurse Berisha një mjek, e asgjë më shumë; ky ishte lindur e rritur në Tiranë, kurse Berisha ishte një i ardhur nga malësitë e thella të Tropojës. Por edhe Imani pavarësisht se nuk më shprehej, unë e kuptoja se e dinte që Berisha ishte prioritar për Ramiz Alinë.
Fillova të rrija më shumë me Imanin dhe mendova se do të vinte një kohë që ai do të shkëputej nga ajo rrymë retrograde që spikaste në partinë e tyre, sidomos të një tendence që për të krijuar një ndarje Veri-Jug, të cilin ai ma tha i pari. Kurse Pashkoja vijonte rrugën e tij, duke qenë një përfaqësues më në zë i opozitës në Perëndim, sepse ata të tjerët nuk ishin në gjendje të artikulonin dot, qoftë edhe konceptet më të përgjithshme perëndimore. Pashkoja në të vërtetë ishte një njohës shumë i mirë i tregut, dhe gjithashtu një njohës shumë elokuent i letërsisë, muzikës dhe filozofisë perëndimore.
Të gjitha këto dhe mënyra fluente që kishte në anglisht dhe frëngjisht, e kishin shkëputur nga të gjithë të tjerët, e sidomos nga Berisha. Por ky, vijonte luftën në mbështetje të “Zërit të Popullit”, gazetë kjo e cila ishte hedhur e gjitha në luftë kundër Pashkos, grupit të tij dhe Azem Hajdarit, gjithashtu. Por nuk thoshte asnjë fjalë kundër Sali Berishës. Në fakt, unë e dija nga brenda që në ato ditë se ishte bërë kompromisi midis tij dhe Ramiz Alisë e Xhelil Gjonit; pikërisht për të neutralizuar goditjen e “Zërit të Popullit”. Më pas e konstatova vetë sesa frikë e paskësh pasur “Zërin e popullit” Sali Berisha.
Në atë ditë që ishte thirrur nga Ramiz Alia dhe që ishte bindur prej tij për t’u bashkuar me studentët që ishin ngritur në protestë - këtë i kishte kërkuar Ramiz Alisë: “të mos prekej nga Zëri i popullit”. Dhe Alija me një nënqeshje të brendshme ia kishte pranuar kërkesën me hapësirën e babaxhanit komunist që i premton se gazeta tij nuk do të ishte kundër Sali Berishës. Në fakt të gjithë komunistët ishin të tremburit e mëdhenj të asaj gazete, sepse ajo ishte magjia e shkruar e vetë persekucionit. Nga ajo gazetë kishte dalë i gjithë mllefi antiliri dhe ishte shfaqur dhe sistemuar e gjithë ligësia Hoxha.”
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kultura/2730/spartak-ngjela-ramizi-ps-se-mos-ma-prekni-berishen--161851.html#sthash.n9JBGdlo.dpuf

Similar topics
» Ngjela, në fushatë krah “sexy baby-t”
» Ja Missi Që Kandidon Për Deputete Në Partinë E Spartak Ngjelës – FOTO
» Mbështetësit e PD-së qajnë me lot për Berishën (foto)
» Rama: Do ftoj Berishën në festën e PS-së
» Ja mesazhi i 16-vjeçarit qe preku Sali Berishën
» Ja Missi Që Kandidon Për Deputete Në Partinë E Spartak Ngjelës – FOTO
» Mbështetësit e PD-së qajnë me lot për Berishën (foto)
» Rama: Do ftoj Berishën në festën e PS-së
» Ja mesazhi i 16-vjeçarit qe preku Sali Berishën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi