AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

<Tregime Filozofike>

2 posters

Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 09, 2013 3:52 am

Ne Amerike u hap nje dyqan me 6 kate ku
shiteshin burra.
dhe shkoi nje grua per te gjetur burre
ne hyrje te dyqanit shkruheshin rregullat qe
duhet te ndiqte cdo kliente
ligji nr 1 ishte: ne dyqan mund te hyje vetem nje here
ligji nr 2:
ne cdo kat mund te gjesh burre vetem duke
ngjitur katet
ligji nr 3:
nuk mund te zbresesh katet pervecse kur te ikesh!!
Keshtu hyri gruaje ne katin e pare ku shkruhej:
-burra me pune
gruaja u ngjit ne katin e dyte ku shkruhej:
-burra me pune qe duan femijet
gruja vazhdoi u ngjit ne katin e trete ku shkruhej:
-burra me pune qe duan femijet dhe jan te
pashem!!
gruaja u ngjit ne katin e katert ku shkruhej:
-burra me leke qe duan femijet jan te pashem
dhe qe ndihmojne grate ne punet e shtepise! le te ngjitem dhe nje kat (pestin) me latr tha
gruaja dhe aty lexonte:
-burra me leke qe duan femijet jan te pashem
dhe qe ndihmojne grate ne punet e shtepise dhe
qe jan shum romantike!!
gruaja e vendosi te merte burre nga kati i peste por nuk duroi e u ngjit ne katin e gjashte ku
gjeti te shkruar:
-je vizitoria e 31.456.012 ne kete kat
ketu nuk ka burra
Ky kat eshte per te treguar qe grate nuk
kenaqen asnjehere e me asgje!!!!
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 21, 2013 11:30 pm

Bote e coroditur

Nuk e kuptoj valle ket jete, te gjith jemi te zhgenjyer nga endrrat e pa rralizura, te gjith jemi me lote ne sy nga padrejtsit, apo nga zemra e thyer, te gjith e kuptojm cka eshte dhimbja e shpirtit, se te gjith e kemi provua njeher apo nje tjeter, gjat jetes, ater pse refuzojm me pa dhimbjen e tjerve, perkundrazi duam si te lehtsojm dhimbjen tone, duke e zhkarkuar tek tjeret, a nuk e kuptojn njerzit, se gjith ket helm, si e shfryjm ne ajer, vone a heret tek ne vjen e perplaset, e keqja sillet rrumbullak, si universa dhe cdo gje tjeter ne ket univers, po e helmume ket planet, me urrejtje, a nuk jemi ne femija e kti planeti,njerzit kane aq shume krenari berzier me injorance, ah i shkreti njeri, si e jeton ket jet me lote e me dhimbje, e me dy syte e verbume,e cka me habit mbas shumtit, se njerzit si gjoja jane ma te zgjuarit, burrat a shtetit, ata jane ma te verbuarit, pasuria ju ka verbua syte, dhe helmua shpirtin, kjo eshte nje bote e coroditur, frigohem ne shpirt, per te arrdhmen e femijeve tone, punojm si te cmendur, per t'ju krijua femijve mundesit per lumturi, po cdo gje nuk varet nga duart tona, por ne po e luajm rrolin tone, me se mirit, sakrifica pune dhimbje lote dhe dashuri, cdo gje per femijet e mi, per boten time, cdo gje nga shpirti im i vuajtur, dhe zemra ime e dashur, loti me mesoj shume filozofi nga jeta,kjo eshte bota ime, do te luftoj me shkrime dhe poezi, do te luftoj me dashuri, per ty bote, per ju femij, si j'au kemi me borxh nje bote te paster te ndershme dhe plot me dashuri...!

[ Lec Burgaj ]
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 11:07 pm

Kur shkova te nate ne shtepi, gruaja ime me sherbeu darken. I kapa doren dhe i thashe se kisha dicka per t'i thene.Ajo u ul ne karrike dhe filloi te hante qetesisht. Veshtrova dhembje ne syte e saj. Nuk dija si te hapja gojen serish porduhet t'ia thoja te qe kisha ne mendje.
"-Dua divorcin" i thashe. Ajo nuk u duk e shqetesuar, dhe m'u pergjigj butesisht "-Pse?"
Iu shmanga pyetjes se saj. Kjo e beri te nervozohej. Hodhi lugen qe mbante ne dore dhe uleriti "-Ti nuk je burre"
Ate nate nuk i folem njeri tjetrit. Ajo po qante, donte te dinte c'kishte ndodhur me martesen tone. Dhe pergjigja i e ishte se zemra ime i perkiste dikujt tjeter, ia kisha dhene te dashures dhe per gruan ndjeja vec meshire.
Me nje ndjenje faji hartova nje marrevshje ku i lashe gruas shtepine tone, makinen dhe 30% te aksioneve te kompanise. Ajo e lexoi dhe e grisi ne qindra copeza. Njeriu qe kisha ndare 10 vjet me te,tani ishte kthyer ne nje e huaj. Me erdhi keq per kohen e saj te humbur dhe energjite e shpenzuara kot por nuk mund ta ktheja mbrapa qe qe kisha thene, doja te dashuren tashme. Filloi te qante me te madhe, dicka qe e prisja. Ta shihja te qante ishte si nje lloj lehtesimi per mua, duke qene se ideja e divorcit me kishte torturuar per jave me rradhe. Diten tjeter shkova ne shtepi shume vone dhe e pashe te shkruante dicka. Nuk e pyeta dhe shkova te flija pas nje dite te ngarkuar ne pune dhe me te dashuren. Ne mengjes me dha marreveshjen e saj te divorcit, nuk donte asgje prej meje pervecse nje muaj vemendje. Kerkoi qe ne ate muaj te perpiqeshim te benim nje jete normale dhe arsyeja e saj ishte shume e thjeshte:djali yne kishte provime ate muaj dhe nuk donte qe div orci yne te ndikonte tek ai. Kjo ishte e pranueshme per mua, por ajo kerkoi edhe dicka me shume. Donte ta ngrija ne krahe cdo mengjes nga krevati deri tek dhima e ndenjies ashtu sic kishim bere ne ditet e para te marteses sone. Mendova se ajo po cmendej, gjithsesi pranova. Kur ia tregova kete te dashures, filloi te qeshte me te madhe dhe iu duk absurde. Une dhe gruaja ime nuk kishim pasur kontakte fizike per nje kohe te gjate.
Kur e ngrita ne krahe diten e pare, djali yne erdhi mbrapa nesh dhe bertiti i lumtur -"Babi po ngre mamin ne krahe"
U ndjeva shume ne faj ne ato momente. Eca me te ne krahe per rreth 10 metra. Ajo me tha me ze te ulet"Mos i trego djalit tone per divorcin" . Serish vura re dhembje ne syte e saj. Diten e dyte ishte e lehte per ne. Ajo u mbeshtet ne gjoksin tim dhe munda te ndjeja parfumin e saj. Kisha kohe qe nuk e shihja me si femer. Vura re se nuk ishte me e re, floket i ishin bere gri dhe rrudhat i ishin shtuar. U ndjeva keq per ate cka i kisha bere. Ne diten e katert kur e ngrita serish ne krahe ndjeva njefare intimiteti te rikthehej. Ne ditet ne vazhdim filloi te rritej edhe me shume. Nje mengjes ajo po kerkonte cte vishte, pornte gjitha rrobat i rrinin me te medha. Ne ate moment vura re sesa ishte dobesuar, ja pra pse e ngrija aq lehtesisht ne krahe. Ndjeva dhembje ne shpirt, ajo kishte mbledhur kaq shume vuajtje dhe lot ne zemren e saj. Pa vetedije iu afrova dhe i perkedhela floket. Ne ate moment vjen djali dhe thote " Babi eshte koha te ngresh mamin ne krahe". Kjo ishte bere tashme si pjese e jetes se tij. E ngrita serish, ajo me hodhi duart rreth qafes dhe cuditerisht u ndjeva si ne diten e pare te marteses. Diten e fundit te " marreveshjes" kur e ngrita serish ne krahe, nuk doja ta leshoja me.
Me pas shkova te takoja te dashuren.
"Nuk dua te divorcohem me " - i thashe. Me pa, me vuri doren ne balle e me tha mos kisha temperature e ndaj flisja percart.
"- E degjove mire c'te thashe, nuk dua te divorcohem me". Me dha nje shpulle dhe perplasi deren e iku. Martesa ime ishte bere e merzitshme sepse une nuk kisha vleresuar me gjerat e vogla, jo sepse dashuria nuk ishte me. Shkova ne nje dyqan me lule dhe prosita nje buqete, ku ne nje shenim shkruajta " Do te te ngre ne krahe derisa vdekja te na ndaje". Vrapova ne shtepi me lulet ne dore dhe me buzeqeshje ne fytyre. Ngjita shkallet dhe ne krevat gjej gruan time ne shtrat....te vdekur....
Ajo kishte luftuar me kancerin per muaj me rradhe dhe une isha shume i zene me te dashuren , per ta vene re. Ajo e dinte qe do te vdiste shpejt , por donte qe ne syte e djalit tone une te mbetesha nje bashkshort i mrekullueshem...
Vleresojini gjerat, perpara se ti humbisni, sepse atehere do te jete shume vone per t'i kthyer pas.
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 11:11 pm

Cdo te thote secila puthje :

-Puthje ne ball: Ne jemi mire se bashku

- Puthje në faqe: Ne jemi miq

- Puthje në dorë: Te adhuroj

- Puthje në qafë: Te dua tani ty

- Puthje mbi supe: Je e perkryer

- Të puthur mbi buzët: Te Dua

----------------------------0---------------------------------------
Cfare tregon cdo gjest :

-Te mbajtur dore me dore: Perfundimisht e duam njeri- tjetrin

-Te perqafuar me njeri -tjetrin fort: Te deshiroj

-Te shikuarit njeri-tjetrin ne sy: Te pelqej per ate cfare je

-Duke luajtur me floket: Ngacmoj/Tallem

- Krahet rreth belit: Te dua aq shume per te te lene qe te shkosh

-Duke qeshur nderkohe qe te puth: Jam plotesisht i kenaqur/rehat me ju

------------------------------0------------------------------------

PARASHIKIMI:

Nqs menduat per nje person te vetem nderkohe qe po lexonit kete, atehere keni rene ne dashuri me ate person .
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 11:14 pm

Babai dhe i biri ishin duke ecur nëpër pyll. Në një moment fëmija pengohet dhe bie. Dhimbja ishte e fortë dhe ai filloi të bërtasë " Ahhhhh "
Ai shtangu i habitur kur dëgjoi një zë t'i kthehej nga mali " Ahhhhh "
Plot kureshtje thirri " Kush jeni ju ?"
Por e vetmja përgjigje që ai mori ishte : " Kush jeni ju ? "
Kjo e zemëroi pa masë dhe bërtiti : " Ju jeni frikacak !"
Dhe zëri përsëri i përgjigjet : " Ju jeni frikacak ! "
I hutuar shikon të atin dhe i thotë : çfarë po ndodh ?
I ati i thotë që të shikojë me kujdes dhe thërret :"Të dua shumë !"
Dhe zëri i përgjigjet : " Të dua shumë !"
Përsëri thërret :" Ju jeni i mrekullueshëm !"
Zëri i përgjigjet :" Ju jeni i mrekullueshëm !"
Djali u befasua por përsëri nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte .
Kështu që i ati filloi ti shpjegojë : Njerëzit e quajnë "Jehonë "por në të vërtetë ajo është vetë jeta .Jeta të jep gjithmonë atë që ti jep , është si një pasqyrë që tregon veprimet e tua .
A kërkon Dashuri ? Jep Dashuri !
Do Mirësi ? Jep Mirësi !
Nëse dëshiron që njerëzit të jenë të respektueshëm dhe të qetë me ty, ji ti i pari i respektueshëm dhe i qetë !
Mos harro biri im : Ky ligj i natyrës zbatohet në çdo aspekt të jetës sonë !
Në të mirë e në të keq ti do të marrësh gjithmonë atë që jep !
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 03, 2013 4:49 am

E la qenin ne shtepi me qellim qe ti ruaj femijen e vogel
dhe shkoi per gjueti.
Kur u kthye e gjeti qenin duke lehur para shtepise
dhe dhembet e tij ishin te gjakosur.
Mendoi, ashtu si te gjithe ne do mendonim,qe qeni ka ngrene foshnjen !!!

I inatosur e qellon qenin me pushke dhe e vret,
hyri me te shpejte ne shtepi qe te shohi gjendjen e foshnjes se tij.
Por papritmas ai sheh ne shtepi nje ujke te pergjakur te ngordhur ndersa foshnjen nuk e kishte prekur asgje e keqe.

Paramendoni ndjenjat e ketij personi per gjynahun qe beri dhe per deshperimin qe e shoqeroi gjithe jeten e tij.

Mendoni sa njerez jane vrare padrejtesisht.
SA njerez jane ndare me njeri tjetrin per shkak te keqkuptimit.
Sa njerez jane ndare me njeri tjetrin per shkak te nje gabimi.

Vllezer dhe Motra

Mos shikoni vetem se me syte tuaj por shikoni dhe me mendjet tuaja.
Informohuni mire dhe mos gjykoni me shikimin e pare.
Informohuni mire para se te bini ne ndonje gabim qe do deshperoheni per te gjithe jeten tuaj.
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 10:00 pm

KATËR QIRINJTË – HISTORI DOMETHËNËSE

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.

Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.

E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë.
Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..

Atëherë qiriu i katërt me ënbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë : Unë jam Shpresa .

Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë, dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë .
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 06, 2013 6:23 am

Kush është i pasur e kush fukara...

Një ditë nga ditët, një pasanik e mori të birin e vet dhe udhëtuan në drejtim të një shteti të varfër, me qëllim që ta sheh i biri se si jetojnë fukarat. Atje i kaluan disa ditë e net, edhe atë në një fermë së bashku me një familje të varfër. Gjatë kthimit nga udhëtimi, e pyeti prindi të birin:

Si ishte udhëtimi? - I biri iu përgjigj: Udhëtimi ishte i mrekullueshëm. – A e vërejte se si jetojnë fukarat, o biri im?! - Po, iu përgjigj i biri.

Atëherë biri im, më trego se çka mësove nga ky udhëtim?! - I biri tha:

E pash se ne e posedojmë një qen, kurse ata i posedonin katër.

Ne kemi liqen në mesin e kopshtit tonë, kurse ata kishin përrua i cli nuk ka fund.

Ne kemi vendosur fenerë ta ndriçojnë kopshtin tonë, kurse ata kishin yje në qiell që u bëjnë dritë.

Muri i shtëpisë sonë përfundon tek kopshti, kurse ata nuk kishin aspak mur, i rrethonte horizonti.

Ne posedojmë hapësirë të vogël ku jetojmë në të, kurse ata posedonin hapësira që i tejkalonin ato fusha.

Ne kemi shërbëtorë të cilët na shërbejnë, kurse ata e shërbenin njëri-tjetrin.

Ne e blejmë ushqimin, kurse ata hanin nga ajo që vet e mbjellin. 

Ne posedojmë mure të larta të na mbrojnë, kurse ata kishin shokë që i mbrojnë.

- Prindi i djaloshit mbeti pa tekst nga këto fjalë dhe i biri i tij në fund i tha: O babai im, të falënderojë që ma mundësove ta shoh se ne sa jemi fukara. 

A nuk e sheh këtë tregim si shembull të mrekullueshëm për ta medituar?! Të vetëdijeson ta falënderosh Allahun e Madhëruar për të gjitha ato begati që ti ka dhuruar ... në vend se të pikëllohesh dhe të mendosh për ato që nuk i posedon!!

Ty të mbetet t'ia dish vlerën gjërave që i posedon, dhe në fund ta vërtetosh se kush është i pasur e kush i varfër!!
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 06, 2013 6:23 am

TA KAM FALUR I DASHUR BABA

Nje mesuese shume e bukur qe nuk u martua kurre……Pse???
Nje mesuese ne nje shkolle vazhdimisht shqetesohej nga pyetjet e kolegeve te saja …pse nuk martohesh…ti je shume e bukur…c’te pengon te martohesh etj…?
Nje dite, mesuesja vendosi t’u tregoje shkakun pse nuk martohej. Fillon refimin e saj:
Ne lagjen time jetonte nje grua e cila kishte lindur 5 vajza ndersa burri i saj e kishte kercnuar ate duke i thene se nese lind edhe te 6-ten vajze, ai do ta divorconte ate. Dhe vertete, femiu i gjashte ishte vajze. Pasi lindi vajza e gjaste, babai merr foshnjen dhe pas namazit te Jacise e vendos te dera e xhamise, kur shkoi ne namazin e Sabahut foshnja ende qendronte aty, nuk e kishte mare njeri. E mori dhe e coi ne shtepi. Cdo nate pas jacie e vendoste te xhamia por ne mengjes perseri e gjente aty. Kaluan 7 dite ne kete gjendje. Nena e gjore vazhdimisht lutej per vajzen e braktisur nga babai zemergure… Burri merzitet nga kjo gjendje dhe e con vajzen ne shtepi ndersa nena gezohet tejmase kur e sheh vajzen ne shtepi. Kaloi nje kohe dhe nena perseri mbeti shtatzene por u shtua dhe ankthi i saj nga frika qe mos te linde vajze perseri. Por All-llahu kishte caktuar dicka tjeter, lindi djale mirepo pas lindjes se djalit i vdes vajza e madhe dhe sa here qe lindtte nga nje djale i vdisnin vajzat derisa i vdiqen 5 vajzat por nga ana tjeter i linden gjithsej 5 djem. Vajza qe donte ta brektiste babai, ishte e vetmja vajze qe mbeti gjalle dhe 5 djemte.
Kaloi nje kohe, vajza dhe vellezerit e saje u rriten ndersa nena e tyre e shkrete vdiq.
Mesuesja e bukur (e pamartuar) i pyeti koleget e saja: A e dini se kush eshte ajo vajza qe jetoi dhe u rrit ne gjirin familjar mes 5 vellezerve? Une jam ajo, tha mesuesja.
Une nuk jam martuar pasi te 5 djemte e kane braktisur babin tim te moshuar, ata jane larguar nga shtepia dhe vijne ta vizitojne babin nje here ne muaj apo ne dy muaj ndersa une vazhdimisht kujdesem per babain tim qe ka dashur te me braktise nga shtepia. Tani babai im eshte nje plak i moshuar ndersa une par ate tani pasi u punesova, paguaj shofer personal dhe sherbetore qe gatuan dhe pastron shtepine dhe lane teshat e babait tim. Sa here qe hyj ne shtepi, babai im nga pendimi vazhdimisht qane per ate qe ka bere me mua ndersa une vazhdoj ta ngushelloje duke i thene: TA KAM FALUR I DASHUR BABA
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 11, 2013 4:18 am

..Një i ri ishte ulur i vetëm në autobuz dhe mbante shikimin jashtë autobuzit !
Nuk ishte më shumë se njëzet vjeç, me një paraqitje të bukur dhe një fytyrë të ëmbël !
Afër tij ulet një grua, shkëmbejnë disa fjalë për motin e ngrohtë veror.
Më pas djali i rrëfeu gruas :
Kam qenë në burg për dy vjet !
Kam dalë sot në mëngjes dhe po shkoj në shtëpi !
Fjalët e tij dilnin rrjedhshëm ndërsa i tregon te gruas që ishte rritur në një familje të varfër por të ndershme, dhe se sjellja e tij e keqe iu kishte sjellë prindërve vetëm dhimbje dhe iu kishte ulur kokën nga turpi !
Këto dy vjet nuk kishte patur lajm prej tyre !
Ata ishin shumë të varfër, nuk kishin para të shkonin ta takonin në burg!
Djali nuk iu dërgonte as letra sepse ata nuk i ktheni përgjigje !
Tre javë para se të dilte nga burgu kishte tentuar i dëshpëruar që të kontaktonte me prindërit !
Në letrën që u dërgoi iu shkroi se i kuptonte arsyet e tyre dhe iu kërkoi që ta falnin !
Pasi doli nga burgu i hipi autobuzit, i cili ndalonte përpara oborrit të shtëpisë ku ishte rritur dhe ku akoma banonin prindërit e tij !
Për ti bërë gjërat më të thjeshta u kishte kërkuar prindërve të tij ( në letër ) që ti bënin një sinjal që të shihej nga autobuzi !
Nëse e falnin ata duhej të lidhnin një shenjë të bardhë në pemën e mollës që ishte në kopësht !
Nëse ata nuk e lidhnin ai nuk do të zbriste nga autobuzi dhe do të dilte përgjithmonë nga jeta e tyre !
Ndërsa autobuzi po i afrohej shtëpisë djali po bëhej nervoz , aq sa kishte frikë të shikonte jashtë dritares , sepse ishte i sigurt që nuk do ishte lidhur shenja e bardhe !
Gruaja pasi e dëgjoi deri në fund i thotë :
Ndërrojmë vendin bashkë , shikoj unë në vendin tënd !
Autobuzi ecën dhe pak metra dhe gruaja pa pemën në oborrin e shtëpisë!
Preku me kujdes supin e djalit dhe duke mbajtur lotët i tha :
Shiko, shiko !
E kanë mbuluar komplet pemën me fjongo të bardha !

Jemi shumë të ngjashëm me kafshët kur vrasim !
Jemi shumë të ngjashëm me njerëzit kur arsyetojmë !
Jemi shumë njerëzorë kur falim...!

Gjëja që kurrë nuk i gjendet cmimi...FAMILJA
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 09, 2013 6:33 am

Kush duhej ftuar për të hyrë.. ??

Një grua po punonte kopshtin përpara shtëpisë së saj .Përpara iu shfaqën tre njerëz të vjetër ...
Ajo iu thotë : Nuk më dukeni të njohur por duhet t'ju ketë marrë uria . Ju lutem hyni në shtëpi të hani diçka .
Ata pyetën : Burri i shtëpisë ndodhet brenda ?
Jo - u përgjigj gruaja nuk ndodhet në shtëpi !
Gjithsesi ne nuk mund të futemi - thonë të tre njëzëri .
Pas disa orësh kur i shoqi u kthye në shtëpi , gruaja i tregoi gjithçka që i kishte ndodhur më parë .
Mirë - i thotë i shoqi - thuaju që u ktheva dhe le të urdhërojnë brenda .
Gruaja doli jashtë dhe i ftoi të hyjnë brenda .
Nuk mund të futemi që të tre në një shtëpi - i thanë pleqtë .
Përse ?- pyeti gruaja .
Njëri nga pleqtë i shpjegoi :Unë jam Dashuria , ndërsa ky është Pasuria dhe tjetri është Suksesi . 

Tani shko brenda dhe pyet burrin tënd se kë dëshironi të futni brenda .
Gruaja futet në shtëpi dhe i tregon burrit bisedën që kishte bërë me tre pleqtë.
Ai u kënaq dhe i tha : Nëse është kështu ftojmë Pasurinë, të hyjë dhe të mbushi shtëpinë tonë.
Gruaja nuk ishte dakort : I dashur përse mos të fusim Suksesin ?

Vajza e çiftit ishte duke dëgjuar nga ana tjetër e shtëpisë dhe vjen me vrap : A nuk do ishte më mirë të ftonim Dashurinë ?Kështu familja jonë do mbushej plot dashuri .

Dëgjojmë vajzën - i tha babai nënës .Shko jashtë dhe fute Dashurinë brenda .
Gruaja doli jashtë dhe tha : Dashuria është e ftuara jonë , urdhëro brenda .
Dashuria ngrihet nga stoli ku ishte ulur dhe drejtohet nga shtëpia .Edhe dy të tjerët ngrihen dhe e ndjekin pas .E çuditur gruaja i pyet :Unë ftova vetëm Dashurinë , pse erdhët edhe ju ?

Të tre folën njëkohësisht :Nëse do kishe ftuar Pasurinë ose Suksesin , dy të tjerët do rrinin jashtë .Por meqë ti ftove Dashurinë , ku shkon ajo shkojmë dhe ne .Atje ku ka Dashuri ka edhe Pasuri dhe Sukses !!
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Aug 24, 2013 8:57 pm

Ditën e martesës së tij,një princ hyri solemnisht në kryeqytetin e mbretërisë së tij, me nusen e vet.
Të dy bashkëshortet ecin përpara, në një karrocë të shkëlqyeshme, përmes turmës rreshtuar në të dyja anët e rrugës. Por në sheshin përballë hyrjes së pallatit mbretëror, të gjithë heshtën.
Mbi një podium të madh një kriminel ishte duke u varë. I denuari me vdekje e kishte futur kokën në lak.

Princesha filloi të qante. Princi e pyeti gjyqtarit nëse do të ishte e mundur të anulohet ekzekutimi,
si një dhuratë martese për nusjen e vet.
Përgjigja qe: “Absolutisht jo!”
“A ka ndoshta krime që nuk mund të falen”,
pyeti princesha shumë e emocionuar.
Një prej këshilltarëve të princit I kujtoi që, siaps nje zakoni të vjetër të qytetit, çdo person i denuar me vdekje mund të shpërblehet duke paguar një mijë dukatë. Ishte një shumë e jashtëzakonshme.
Ku mund t’i gjendej gjithë këto para? 
Princi e hapi çantën e vet, e zbrazi atë dhe gjeti 800 dukatë.
Princesha, duke kërkuar në kuletën e saj shumë elegante, gjeti edhe 50 dukatë.
“Nuk mund të mjaftojnë 850 dukatë?” pyeti ajo.
“Jo, ligji i do 1000 dukatë!”, përgjigjën.
Princesha zbriti nga karroca e bëri një mbledhje parash për çeshtjen.
Bëri llogari të fundit. Ishin 999 dukatë.
Askush tjetër nuk kishte para.
“Pra, për një dukat ky njeri duhet të vdesë?”, tha princesha.
“Është ligji”, përgjigj gjyqtari,i pamëshirrshëm. Dhe i urdhëroi xhelatit që ta fillojë punën e tij.
Pikërisht në këtë moment princesha bertiti fort: 
“Rrëmoni në xhepët e të denuarit, ndoshta diçka e ka edhe ai”.
Xhelati e dëgjoi princeshën dhe nga xhepët e të denuarit doli një dukat ari, atë që mungonte për të shpëtuar jetën e tij.

Në zemrën e çdonjërit ka ajo që mjafton për shpëtimin e jetës së tij.Mirësia, dashuria, lumturia në shumë njerëz janë si fitilët e fikur.
Mjafton një shkrepëse e vogël për t’i ndezur përsëri..
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Aug 24, 2013 9:23 pm

Dy shokë udhëtonin nëpër shkretëtire. 
Në një moment gjate udhëtimit, filloi një përleshje në mes tyre dhe njeri shok i ra shuplakë atij tjetrit.
Ai qe ishte i rrahur ishte edhe i zemëruar, mirëpo pa thëne asnjë fjalë shkroi në rere: 
'Shoku im më i mirë sot më ka rrahur. 
'Vazhduan ashtu të udhëtojnë deri sa mbërritën tek një oazë, 

Ku vendosin të freskohen. ai që ishte i rrahur, filloi te mbytej ne balten rreth oazit, 
Por shoku e shpëtoi. I shpëtuari, pasi që pushoi pak, shkroi në një gur: 
'SHOKU IM ME I MIRE SOT ME SHPETOI JETEN.' 
Ai qe e kishte rrahur dhe që e kishte shpëtuar shokun pyeti: 
'Mbasi qe te rraha, shkrove në rere e tani shkruan në gur, pse?'
Ai tjetri u përgjigj: 
'Nëse dikush na shkakton dhimbje, atë duhet te shkruajmë në rere në mënyrë që era e faljes të mund ti shlyej ato fjalë. 
Mirëpo, kur dikush bën diçka të mirë për ne, ato fjale duhet ti gdhendim në gur, prej ku asnjë erë nuk mund ti shlyej. 
'MËSO QË DHIMBJEN TA SHKRUASH NË RERE DHE QË PERVOJAT E MIRA TI GDHENDËSH NË GUR! 

Thuhet se nevojitet vetëm një minutë për të takuar njerëz madhështorë, një orë për ti vlerësuar, një ditë për ti dashuruar, por pastaj të nevojitet koha e tërë jetës për ti harruar..
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Sep 22, 2013 6:07 am

Një profesor, përballë klasës së filozofisë, pa thënë
asnjë fjalë, merr një vazo të madhe boshe dhe
transparente, dhe fillon ta mbushe me topa golfi. Më
pas pyet studentët – A është vazoja e mbushur plot?
Studentët përgjigjen Po. Atëhere profesori merr ca
toptha qelqi dhe i hedh në vazo. Topthat e qelqit
mbushin hapësirat boshe të mbetura ndërmjet topave
të golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët
nëse vazoja ishte plot dhe ata përgjigjen perseri, Po.
Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda në
vazo. Pa dyshim rëra i mbushi hapësirat boshe dhe
profesori pyet: A është tash vazoja plot. Këtë herë
studentët u përgjigjen njëzëri Poo.
Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos
dhe padyshim që ka vend për të edhe pas mbushjes
me rërë.
Studentët filluan të qeshin nga ky demonstrim i
profesorit …
Kur të qeshurat mbaruan profesori thotë:
“ Dua të kuptoni se kjo vazo simbolizon jetën…”
Topat e Golfit janë gjërat e rëndësishme si familja,
fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria, pra gjërat që na
pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim
gjithçka dhe të na mbesin vetëm ato, jeta jonë do të
ishte ende plot.
Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na
interesojnë, si: Puna, shtëpia, vetura, etj.
Rëra është diçka krejt tjetër: Gjërat e vogla.
Paramendoni nëse ne së pari do të vendosnim rërë në
vazo, atëherë, nuk do te kishte vend as për topat e
golfit e as për ata të qelqit.
E njëjta ndodh me jetën.
Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjinë tonë për
gjërat e vogla, nuk do të ketë hapësirë për gjërat
vërtet të rëndësishme.
Kushtojuni kujdes gjërave që janë thelbësore për
jetën tënde:
Luaj me femijët e tu, gjej kohë për të vizituar
mjekun, dil për darkë me partnerin tënd, praktiko
sportin tënd të preferuar. Do të keni gjithmonë kohë
për ta pastruar shtëpinë, për të prerë barin në oborr,
për të vendosur gjërat në vendin e duhur.
Vendos prioritetet e tua:
Ndryshimi është vetëm rërë …
Një nga studentët ngrit dorën dhe pyet se çfare
simbolizon kafeja.
Profesori buzëqesh dhe thote: “ Jam i lumtur që ma
bëtë këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk
ka rëndësi se sa e nxënë është jeta juaj, ka
gjithmonë vend për një kafe me miqtë tuaj”.
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga Katilja Sun Sep 29, 2013 1:59 am

Sot
Pashe nje enderr...
Te cuditshme mund te them.
Ndoshta jo aq.
Sikur me kanosej heshtja
Dhe asgje s’mund te beja.
Shume kisha (dhe kam) lene pezull,
Por asgje s’mund te beja.
Te gjitha planet qe kisha pasur u
…zhduken.
Nje gare, kush e kush
Te dilte para, u
… veteasgjesuan.
Dhe mbeta bosh.
Megjithate…
Pak kohe me betej,
Dhe e shijoja sa mundesha.
Se gjithcka me pas s’do kishte kuptim.
Fare.
Se edhe sikur te lija
Gjithcka te paperfunduar,
Ne mendjen time,
Gjithcka do te shuhej.
Hm.. Do te mbeteshin pas kujtimet…
Jo te miat!!!
Te te afermve, (ndoshta) te dhimbjes se tyre .
Dhe perseri,
Une s’do te isha per t’i ndjere
Prandaj NUK u frikesova,
Se,
Si te jesh, e si te mos jesh,
Njelloj eshte…
Nuk eshte ceshtja: Te rrosh a te mos rrosh,
Njelloj eshte…
E njejta grimce
Ne hapesire,..
I njejti shpirt
Ne humbetire...
* * *
Dhe pastaj... u zgjova nga endrra.
Tani thjesht kam pak me shume kohe.

Katilja
Katilja

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 28
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 07, 2013 3:23 am

Mbretit, një ditë i lindi një ide: Të shpallë një konkurs për pikturën më të bukur të paqes. Ai që do të pikturonte tablonë më të bukur me subjekt paqen, do i jepej një shpërblim i majmë. Piktorët ia nisën menjëherë punës dhe numri i tablove ishte goxha i madh. Mbreti i pa një e nga një të gjitha punimet, të cilat sigurisht ishin të arrira. Në fund, ai zgjodhi dy prej tyre, si më të qëlluarat. Njëra tablo përmbante një liqen të qetë, i rrethuar nga male të veshur me gjelbërim, qiell ngjyrë blu me disa re të bardha, si dhe zogj ngjyra-ngjyra që fluturonin në paqe dhe harmoni. Të gjithë ishin dakord që ajo ishte tabloja më e bukur dhe më e goditur.
Ndërkohë, tabloja e dytë, ishte krejt ndryshe nga ajo e para. Edhe ajo përmbante male, por jo si e para. Malet e saj ishin të thepisur dhe të zhveshur nga bimësia, qielli i zymtë dhe plot re të zeza, shiu i rrëmbyer dhe vetëtimat përreth të frikshme. Nga fundi i malit, sytë të zinin një ujëvarë nga e cila vërshonte ujë në sasi të madhe. Gjithçka që të zinte syri, nuk kishte asnjë lidhje me paqen.
Por, mbreti kishte sy më të mprehtë se të tjerët. Pas ujit të ujëvarës, ai kishte pikasur një pemë të vogël, e cila kishte lëshuar rrënjët brenda një të çare në shkëmb. Në degët e pemës, një harabel kishte ngritur folenë e tij. Në mesin e këtij moti të frikshëm, harabeli nënë qëndronte në folenë e tij në paqe të plotë.
Të gjithë, ishin të sigurt se mes dy tablove, mbreti do të zgjidhte të parën, por ai i befasoi dhe i la pa gojë kur zgjodhi të dytën. E kur e pyetën, u tha duke buzëqeshur:”Të jesh në paqe, nuk do të thotë të jetosh në një vend ku gjithçka është në vendin e duhur, një vend pa zhurmë, pa probleme, pa vështirësi dhe krejtësisht të qetë. Jo miqtë e mi. Të jetosh në paqe, do të thotë të jesh i rrethuar nga të gjitha sfidat, e megjithatë, ti arrin ta ruash qetësinë tënde. Ti e sheh dhe e pret lindjen e diellit duke buzëqeshur. Ti e gjen të bukurën edhe në ngjyrën e një luleje të vogël të porsa çelur, ti përjeton kënaqësi edhe në fluturimin e një fluture apo blete! 
♛Melody♛
♛Melody♛

tregime - <Tregime Filozofike> Coolte21

Shteti Shteti : tregime - <Tregime Filozofike> Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

tregime - <Tregime Filozofike> Empty Re: <Tregime Filozofike>

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi