AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 mitet per tipat introverte.

Shko poshtë

10 mitet per tipat introverte. Empty 10 mitet per tipat introverte.

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 03, 2013 4:56 am

(*introverte jane personat te cilet jane shume te lidhur me ate qe ndodh brenda vetes se tyre) Introvertet jane tipa te cilet shpesh keqkuptohen nga shoqeria.

Miti 1 - Introvertet nuk kane qejf te flasin
Kjo nuk eshte e vertete. Ata nuk flasin per aq kohe sa nuk kane cfare te thone. Ata i kane inat bisedat e vogla. Foli nje introverti per gjera qe i interesojne atij dhe dhe ai nuk do ta mbylle gojen me dite te tera.

Miti 2 - Introvertet jane te turpshem
Te qenit i turpshem nuk ka te beje me te qenit introvert. Introvertet nuk jane domosdoshmerisht te frikesuar nga njerezit. Por ata kane nevoje per nje arsye per te bashkevepruar. Ata nuk bisedojne/bashkeveprojne per hir te bisedes/bashkeveprimit. Nese do qe te flasesh me nje introvert, thjesht fillo t'i flasesh. Mos e vri mendjen per te qene i sjellshem.

Miti 3 - Introvertet jane te vrazhde
Introvertet shpesh nuk shohin arsye per t'u shtirur si te kenaqur ne kenaqesite shoqerore. Ata duan qe cdo njeri te jete i vertete dhe i ndershem. Per fat te keq kjo nuk eshte e pranueshme ne shume gjera ne jete, prandaj Introvertet e kane shume te veshtire te pershtaten dhe perpjekja per t'u pershtatur i rraskapit.

Miti 4 - Introvertet nuk i duan njerezit
Perkundrazi, Introvertet i cmojne shume ata pak miq qe kane. Nese je me fat qe nje introvert te te konsideroje si mik ti ndoshta ke nje shok besnik per gjithe jeten. Por per kete gje duhet ta fitosh respektin e tij se ti je nje njeri me thelb.

Miti 5 - Introvertet nuk kane qejf te dalin ne publik.
Gjepura. Introvertet thjesht nuk kane qejf te dalin ne publik per nje kohe te gjate. Atyre gjithashtu nuk u pelqen te ngaterrohen ne komplikimet qe paraqesin aktivitetet publike. Ata i kuptojne shume shpejt te dhenat dhe pervojat, dhe prandaj nuk kane nevoje te qendrojne gjate per te marre vesh cfare po ndodh. Pasi e kane kuptuar, ata jane gati te kthehen ne shtepi, ta procesojne te gjithen, ta kalojne ne filtrin e tyre dhe te rikarikojne energjite e tyre. Ne fakt, karikimi i energjive eshte shume i rendesishem per Intovertet.

Miti 6 - Introvertet duan te jene gjithmone vetem.
Introvertet ndihen shkelqyer ne boten e mendimeve te tyre. Ata mendojne shume. Ata enderrojne me sy hapur. Ata kane qejf te kene probleme mbi te cilat te punojne per t'i zgjidhur. Por ata mund te ndihen tmerresisht te vetmuar nese nuk kane asnje me ke te ndajne zbulimet e tyre.
Introvertet mund te krijojne nje lidhje te sinqerte dhe autentike por vetem me nje njeri ne nje kohe.

Miti 7 - Introvertet jane tipa te cuditshem
Introvertet shpesh jane individuale. Ata nuk ndjekin turmen. Ata preferojne qe njerezit t'i vleresojne per jeten e tyre. Ata mendojne per vetveten, ja pse shpesh i sfidojne normat. Shpesh ata nuk i marrin vendimet ne baze te asaj qe eshte popullore apo trendy(ne mode).

Miti 8 - Introverteve ju punon vetem njera pjese e trurit.
Introvertet jane tipa qe kryesisht shikojne brenda vetes se tyre, vezhgojne emocionet dhe mendimet e tyre. Nuk eshte e vertete se ata nuk i kushtojne vemendje asaj qe ndodh rrotull, por puna eshte se bota e tyre e brendshme i stimulon me shume dhe i shperblen me shume.

Miti 9 - Introvertet nuk dine te clodhen dhe te argetohen
Introvertet pergjithesisht clodhen ne shtepi ose ne natyre. Ata nuk clodhen dot ne ambjentet e zhurmshme publike. Introvertet nuk jane tipa qe kerkojne aktivitete sportesh ekstreme apo qe kane nje rrezik fizik apo aktivitete qe t'ia rritin adrenalinen. Nese perreth ka shume zhurme apo fjale, Introvertet mbyllen. Trute e tyre jane shume te ndjeshem ndaj neurotransmetitorit te quajtur Dopamine. Introvertet dhe Ekstravertet kane percues nervore te ndryshem.

Miti 10 - Introvertet mund ta pershtatin veten dhe te behen Ekstraverte.
Introvertet nuk mund "ta rregullojne" veten dhe ata meritojne respekt per natyren dhe temperamentin e tyre dhe per kontributin qe i japin njerezimit. Ne fakt, nje studim i Silverman 1986 tregoi se Introvertet kane koeficient te larte inteligjence.
♛Melody♛
♛Melody♛

10 mitet per tipat introverte. Coolte21

Shteti Shteti : 10 mitet per tipat introverte. Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi