Willem Alexander, mbreti i ri i Hollandës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Willem Alexander, mbreti i ri i Hollandës
Hollandë-Mbretëresha Beatrix e Holandës dha sot zyrtarisht dorëheqjen duke ia dorëzuar fronin të birit, princit Willem Alexandër. Betarix, la fronin pas 33 vitesh, duke ia dorëzuar atë djalit të saj të madh, Willem-Alexander, i cili është bërë mbreti i parë në këtë vend që nga viti 1890.
Në një ceremoni madhështore të organizuar në pallatin mbretëror, morën pjesë rreth 2 000 zyrtarë të lartë, mes tyre dhe krerë shtetesh.Ndërkohë mijëra njerëz të veshur me ngjyra mbretërore kanë marshuar në sheshin “Dam” të Amsterdamit, para pallatit mbretëror, ndërsa mbi 10 000 policë kanë qenë të gatshëm për të siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë së dorëzimit të fronit.
Monarku Willem Alexandër do të betohet në Nieuwe Kerk, përpara se t’i bashkohet sesionit të Parlamentit holandez. Bashkëshortja e tij Maxima, 41 vjeç dhe e lindur në Argjentinë, do të bëhet mbretëreshë.
Në mbrëmje, familja mbretërore do të marrë pjesë në një paradë. Ceremonia do të ndiqet nga familje të tjera mbretërore të ftuara dhe zyrtarë të lartë, përfshirë princin e Britanisë, Charles dhe dukeshën e Kornuollit, princi Felipe dhe princesha Letizia të Spanjës dhe princi i Danimarkës Frederik me bashkëshorten. Beatrix njoftoi planin e saj për t’u tërhequr në Janar, duke thënë se djali i saj ishte gati të merrte nën kontroll mbretërinë.
/Shekulli Online/Përgatiti: A.Zh/
Tech2- Shteti :
Gjinia :
Numri i postimeve : 46
Faleminderit : 14
Antaresimi : 23/04/2013
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi