AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Mos pranoni shqiptarë në ushtri"

Shko poshtë

shqiptare - "Mos pranoni shqiptarë në ushtri" Empty "Mos pranoni shqiptarë në ushtri"

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 10:01 pm

shqiptare - "Mos pranoni shqiptarë në ushtri" Stratiotes_673901454GREQI - Shqiptarët, maqedonasit dhe turqit nuk duhet të lejohen që të jenë pjesë e ushtrisë greke. Kjo është kërkesa që shtrohet nga disa ish-ushtarakë në pension. Ata bëjnë thirrje për shfuqizimin e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2011, që u lejon shtetasve që kanë nënshtetësi greke të hyjnë në shkollat ushtarake.

Sipas ish-ushtarakëve në pension, ky ligj shkel nenet 4 dhe 110 të kushtetutës greke. Ata kërkojnë që në rregullin e Ministrisë së Mbrojtjes saktësohet se, shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, vende të cilat kanë pretendime territoriale ndaj Greqisë, nuk duhet të pranohen në shkollat ushtarake të Greqisë edhe pse mund të kenë nënshtetësi greke.

Ish-ushtarakët thonë se me këto vende Greqia ka gjendje lufte dhe pretendime territoriale dhe se marrja e nënshtetësisë greke nuk nënkupton fitimin e ndërgjegjes kombëtare greke. Dhe në rast të përfshirjes së Greqisë në një konflikt të armatosur me një vend të huaj, këta oficerë dhe nënoficerë mund të dezertojnë nga ushtria greke dhe të kalojnë në anë e ushtrisë së vendit të origjinës së tyre.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
♛Melody♛
♛Melody♛

shqiptare - "Mos pranoni shqiptarë në ushtri" Coolte21

Shteti Shteti : shqiptare - "Mos pranoni shqiptarë në ushtri" Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi