AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leximi dhe dituria ia zhvillojne njeriut shqisen e kuriozitetit per boten.

Shko poshtë

Leximi dhe dituria ia zhvillojne njeriut shqisen e kuriozitetit per boten.  Empty Leximi dhe dituria ia zhvillojne njeriut shqisen e kuriozitetit per boten.

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 12:30 am

E mira e leximit te librave eshte se e ndihmon njeriun te hyje ne bisede per cfaredo teme. Ata qe nuk lexojne, kane nevoje te rrine vetem me njerez te rrethit te tyre, sepse ndihen keq jashte rrethit te tyre, vuajne vetveten e paditur. Ata njerez qe nuk lexojne nje liber, kane frike te perballen me boten, kane frike te njohin njerez te rinj, mendime te reja, ose do te perballen ne nje menyre agresive dhe shpesh brutale.
Une mund te ulem ne tavoline me prifterinj, me doktore, me inxhiniere, me pedagoge, me politikane, me historiane, me fizikante, me mistike, me shkrimtare, me sportiste, me aktore, me druvare, me bujq, me hamej, me marangoze dhe te ndihem rehat ne shoqerine e tyre sepse kam per cfare te flas. E rendesishme nuk eshte cfare di une qe nuk e dine ata, por e rendesishme eshte qe kam cfare te mesoj prej tyre, dmth une kam shume pyetje per t'u bere atyre. "Une dua te di" - kjo eshte cfare me kane mesuar librat dhe dituria.

Por, jo te gjithe ata qe lexojne jane njerez te ditur. Madje, mua me duket se vetem nje pakice shume e vogel e tyre kane mundur ta perthithin ne menyren e duhur diturine.
Me kujtohet nje fragment nga filmi "Kumbari" kur Michael Korleone shkoi ne Vatikan te takonte nje prift te ndershem i cili me pas u be Pape vetem per disa jave, sepse e helmuan. Midis te tjerash, prifti mori nje gur te vogel nga uji i nje shatrivani e i tha: "E shikon kete gur, gjithe kohes rri ne uje, nga jashte eshte i lagur, por ja ta thyejme gurin, e shikon, brenda eshte i thate. Ndonese rri nate e dite ne uje, perseri uji nuk ka mundur dot te depertoje brenda."
E njejta gje ndodh edhe me shume pedagoge, profesore, shkrimtare e filozofe te cilet ndonese e kane mbushur koken me leximin e qindra librave, dituria nuk ka mundur dot te depertoje ne zemren e tyre. Zemrat e tyre kane mbetur te thata. Dituria duket shume e shemtuar kur bie ne duart e zemrave te thata, por edhe dashuria eshte shume e shemtuar kur bie ne duart e mendjeve te thata.
Le te hapim zemrat tona dhe te ujitim mendjet tona! Deri me sot e kemi veshtruar boten nga qelite e mendjes sone ku mbajme te burgosur edhe dashurine e paster. Ka ardhur koha te dalim nga ky burg. Eshte koha per te fituar lirine!
♛Melody♛
♛Melody♛

Leximi dhe dituria ia zhvillojne njeriut shqisen e kuriozitetit per boten.  Coolte21

Shteti Shteti : Leximi dhe dituria ia zhvillojne njeriut shqisen e kuriozitetit per boten.  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi