AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëmbyesi i Klivelandit do të deklarohet i pafajshëm

Shko poshtë

Rrëmbyesi i Klivelandit do të deklarohet i pafajshëm Empty Rrëmbyesi i Klivelandit do të deklarohet i pafajshëm

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 17, 2013 9:34 pm

Rrëmbyesi i Klivelandit do të deklarohet i pafajshëm Rrembyesi-i-Ohajos-320x240SHBA

Amerikani i akuzuar për burgosjen e tri vajzave për më shumë se një dekadë në shtëpinë e tij në Ohajo do të deklarohet jo fajtor për të gjitha akuzat, thanë avokatët e tij. Ariel Castro, 52 vjeç, akuzohet për katër rrëmbime dhe tri përdhunime. Vajzat u rrëmbyen në kohë të ndryshme dhe u mbajtën në bodrumin e shtëpisë së tij për shumë vite. Njëra prej tyre arriti të largohet këtë muaj dhe dha alarmin.

“Ai nuk është një monstër dhe nuk duhet të dejonizohet”, tha avokati Jaye Schlachet. Ai shtoi se rasti i pafajësisë do të zbulohet ngadalë gjatë gjyqit. Një avokat tjetër i tha medias se klienti i tij e “dashuron shumë” fëmijën që ka me 27-vjeçaren Amanda Berry, një nga tre të rrëmbyerat.

Dy vajzat e tjera të liruara qenë Gina DeJesus, 23 vjeç, dhe Michelle Knight, 32 vjeç. Prokurorët kanë thënë se kanë në plan të kërkojnë akuzë për vrasje të rëndë, akuzë që mund të japë dënim me vdekje. Kjo akuzë lidhet me një abort të detyruar që pësoi një nga viktimat./gazetashqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Rrëmbyesi i Klivelandit do të deklarohet i pafajshëm Coolte21

Shteti Shteti : Rrëmbyesi i Klivelandit do të deklarohet i pafajshëm Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi