Çokollata e bardhë nuk është “çokollatë”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Çokollata e bardhë nuk është “çokollatë”
Çokollata e bardhë është një helm i ëmbël, i cili nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorie. Specialistët e ushqimit thonë që ky produkt plotësisht pa të drejtë mban emrin “çokollatë”
Siç theksojnë specialistët e ushqimit, prodhuesit e çokollatës së bardhë, në vend të gjalpit nga kakao përdorin gjalpë tjetër bimor, prandaj çokollata e bardhë nuk mund të shërbejë as edhe si zëvendësimi më i dobët i çokollatës.
Në dallim nga çokollata ngjyrë kafe, në çokollatën e bardhë nuk ka teobrominë, e cila përfitohet nga druri i kakaos, e që ndikon në formë stimulative në organizëm nëse konsumohet në sasi të caktuara.
Ekspertët thonë që çokollata e bardhë tretet më ngadalë nga ajo e zeza, sepse në rastin më të mirë ajo përmban deri në 20 për qind gjalpë kakaoje, kurse rreth 14 për qind të përbërjes është masë e thatë qumështi. Pjesa e mbetur është para së gjithash sheqer, prandaj në 100 gram të çokollatës së bardhë ka edhe deri në 57.1 gram karbohidrate.
Fjala “çokollatë’ në të ashtuquajturën çokollatë e bardhë gjithmonë ka qenë nën shenjën e pikëpyetjes, sepse ajo në vete nuk përmban kakao, që është përbërësi bazë i çokollatës ngjyrë kafe. Ajo kryesisht është një përzierje e gjalpit me përbërës të tjerë, me shumë sheqer dhe emulgatorë artificialë, përmes të cilave arrihet shija.
Problemi më i madh me këtë ëmbëlsirë është që asnjëherë nuk jeni të sigurt se çka jeni duke ngrënë. Lexoni gjithmonë përmbajtjen dhe sigurisht të mos e teproni me ngrënie, sepse nëse hani më shumë se tre katrorë është e tepërt.
/Shekulli Online/ E.L/
Similar topics
» Shkencëtarët zbulojnë Qytetin e Bardhë, është i mbushur me florinj
» Trup ngjyrë çokollate, pa menduar pasojat
» Seks ne shtepine e bardhe ruse
» Sa dollarë shitet Shtëpia e Bardhë?
» "Nata e bardhë" në Gjirokastër me festimet e "Koncert në gur"
» Trup ngjyrë çokollate, pa menduar pasojat
» Seks ne shtepine e bardhe ruse
» Sa dollarë shitet Shtëpia e Bardhë?
» "Nata e bardhë" në Gjirokastër me festimet e "Koncert në gur"
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi