AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urrejtja që do të kthehet në dashuri

Shko poshtë

Urrejtja që do të kthehet në dashuri Empty Urrejtja që do të kthehet në dashuri

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Oct 12, 2013 5:54 am


 


Urrejtja që do të kthehet në dashuri Topelement
Kombëtarja e Shqipërisë ka pak shanse që të kualifikohet për në “Brazil 2014”, për të mos thënë nuk ka fare. Në këtë prizëm, “urrejtja” e tifozëve ndaj lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën – që thuajse e ka siguruar pjesëmarrjen në botëror – do të kthehet në dashuri muajt e verës së vitit të ardhshëm. Kjo pasi ata do të përfaqësojnë një pjesë të Shqipërisë në ndeshjet që do të luhen në stadiumet e Brazilit.
Gazeta zvicerane i ka kushtuar një artikull të veçantë opinionit të qytetarëve shqiptarë mbi lojtarët e kombit të tyre që aktivizohet në radhët e Zvicrës.
Për Lindita Aliun, "suksesi i futbollistëve shqiptarë në Zvicër është e mirë për reputacionin tonë”. Ajo thotë se nuk duhet mohuar se shqiptarët kanë një ndikim në suksesin e deritanishëm të Zvicrës. “Ata kanë një kontratë me Zvicrën dhe ata duhet t’i qëndrojnë me besnikëri kësaj”.
Piktori, Ali Sinani nuk pajtohet me akuzat për tradhti. "Kjo mua më duket në rregull, pasi çdokush dëshiron të realizojë aspiratat e tij. Kur dikush emigron, kjo nuk është tradhti apo heqje dorë nga origjina. Unë nuk pajtohem me ata që i trajtojnë lojtarët shqiptarë si tradhtarë. Ata nuk kanë harruar gjithçka."
Nexhat Latifi, që jeton në Zvicër, pranon se "futbollistët shqiptarë që luajnë për skuadrën zvicerane janë në një situatë të ndërlikuar. Ai thotë se ka kuptim që ata të luajnë për një vend ku kanë zhvilluar aftësitë e tyre, por nga ana tjetër, ai gjithashtu thotë se, tifozët zhgënjehen pasi ndajnë një origjinë të përbashkët."
Studentja Betina Baleci thotë se, shqiptaro-zviceranë duhet të japin gjithçka në fushë, por kjo nuk do të thotë në asnjë rast se ata kanë harruar nga vijnë. Alban Nevzati bankier sheh gjysmën e gotës plot: "Në çdo rast, unë e konsideroj veten si një fitues."
♛Melody♛
♛Melody♛

Urrejtja që do të kthehet në dashuri Coolte21

Shteti Shteti : Urrejtja që do të kthehet në dashuri Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi