Malësorja shqiptare që po çmend gjermanët
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Moda & Estetika
Faqja 1 e 1
Malësorja shqiptare që po çmend gjermanët
Ajo ka pasur mjaft sukses në botën e modelimit në Gjermani. Dhe përveç se ka prezantuar shtetin gjerman në botë, përmes bukurisë dhe ëmbëlsisë që më së miri e karakterizon, bukuroshja shqiptare me origjinë nga Malësia e Madhe, nuk ka reshtur së angazhuari me punë në botën e të bukurës.
Martina Ivezaj edhe sot e kësaj dite mbetet imazh i shumë firmave të njohura në Gjermani e më gjerë.
Ndjehet me fat për gjithçka që i ka ofruar bota e modelimit. Dhe karshi jetës së suksesshme që po jeton në shtetin gjerman, bukuroshja shqiptare nga Malësia e Madhe, ka treguar për gazetën Tribuna të Kosovës se ndjehet edhe më shumë krenare që i përket një populli siç janë shqiptarët
Me krenari çdoherë ka prezantuar origjinën e saj, e me po aq krenari Martina Ivezaj thotë se do të angazhohej në secilin eveniment që do ta thërriste kombësia e saj.
Modelja shqiptare refuzoi dy herë "Playboy
Martina Ivezaj, mund të konsiderohet si një nga vajzat më të bukura në Gjermani, pasi përfaqësoi vendin në spektaklin më të madh të bukurisë në botë, “Miss World 2012
Vajza me origjinë shqiptarë, por që është ë lindur dhe e rritur në Gjermani, vazhdon karrierën e saj si modele, duke realizuar fushata për kompani të ndryshme atje.
Në një intervistë Martina ka treguar ndër të tjera edhe pse e refuzoi për dy vjet me radhë ofertën e bërë nga “Playboy”, edhe pse më parë kishte bërë foto lakuriq.
“Revista “Playboy” më ka bërë dy herë ofertë. Oferta e parë më është bërë në vitin 2009, unë atë vit isha zgjedhur “Miss Tuning” dhe pasi refuzova ofertën e parë më erdhi një tjetër ofertë një vit më pas pra në 2010. Kam shumë respekt për vajza që pozojnë nudo për atë revistë dhe më pëlqen “Playboy”, më duket shumë vulgare dhe jo estetike apo fine. Personalisht nuk kisha për t’u bërë pjesë e kësaj reviste dhe këtë e kam treguar edhe me refuzimet e mia” tha Ivezaj.
Modelja 23-vjeçare vazhdon të jetojë në Gjermani, përkatësisht në qytetin e Mynihut.
/Shekulli Online/ E.L/
Similar topics
» Ekrani që njeh gjurmët e gishtave… gjermanët paraprijnë “Apple”
» Ngjyra që çmend meshkujt
» Shqiptari që po çmend kinemanë turke
» “Çmend” Facebookun me fotografi, bëhet modele!
» Rovena ne bikini, cmend meshkujt ne plazhet e Antalise…(FOTO)
» Ngjyra që çmend meshkujt
» Shqiptari që po çmend kinemanë turke
» “Çmend” Facebookun me fotografi, bëhet modele!
» Rovena ne bikini, cmend meshkujt ne plazhet e Antalise…(FOTO)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Moda & Estetika
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi