Si lindi kultura e të bërit plazh?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Si lindi kultura e të bërit plazh?
Uji i ngrohtë, qielli blu dhe rrezet e diellit tërheqin miliona njerëz në brigjet e detit. Kush nuk ka det në afërsi të vendit ku jeton atëherë zgjidhje janë pishinat dhe liqenet. Prej mijëra vjetësh njerëzit shkojnë buzë detit dhe kanë krijuar një kulturë të kalimit të pushimeve në plazh.
Romakët ishin fanatikë të banjave të diellit. Në vaska me ujë të nxehtë, të ngrohtë dhe të ftohtë shkonin shumë burra e gra, por natyrisht të ndarë nga njëri-tjetri. Ky zakon i tyre për të bërë banje mbi të gjitha ishte edhe higjenik. Romakët takoheshin aty edhe për të biseduar, për të bërë biznes dhe për t'u relaksuar.
Pas rënies së Romës humbën banjat termale. Por në Mesjetë tek njerëzit ishte e pranishme edhe fobia ndaj ujit. Në fshehtësi kishte vende me vaska termale, edhe pse ato dënoheshin nga kisha. Në Romë vende të tilla shiheshin si vende takimi social, por ato shiheshin edhe si vende mëkati, pasi rrinin të zhveshur afër njëri - tjetrit, femra dhe meshkuj.
Uji nuk është thjesht ujë. Burimet e ujërave termalë filluan të shfrytëzohen që në fillim të shekullit të 15-të për të kuruar sëmundje të ndryshme. "Ndihmon shumë!" ishte shprehja që thuhej në atë kohë. Njerëzit duhet të rrinin disa orë në vaskat me ujëra termale. Gatime të shëndetshme, shumë lëngje dhe trajtime të tjera shoqëronin kurimin.
Më vonë dashamirësit e banjave të diellit u zhvendosën nga pishinat në det. Heiligendamm ishte zona e parë turistike në Gjermaninë Perëndimore që priste vizitorë nga e gjithë bota që në vitin 1793. Edhe cari rus ka qëndruar këtu. Heiligendamm ishte një zonë e shtrenjtë turistike, ku takoheshin të pasurit. Njerëzit e zakonshëm notonin në liqene ose lumenj.
Brigjet u rrethuan shumë shpejt nga zonat turistike. Gjithashtu nuk mund të imagjinohej që një femër të kalonte afër vendit ku ishin burrat. Një zgjidhje ishin qerret e pushimeve. Ato tërhiqeshin nga kuaj deri në breg të detit dhe aty femrat mund të bënin banjë dielli pa u shqetësuar. Shumë qytete përshtatën vende për banjë dielli edhe buzë lumenjve.
Pushimet buzë detit në fillim të shekullit të 20-të u bënë të përballueshme për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish. Në fillim femrat dhe meshkujt shkonin në vende të ndryshme, ndërsa në fillim të viteve 20’ çiftet e martuara mund të shkonin kudo bashkë.
Nuk do të zgjaste shumë, derisa banjat e diellit të përqafoheshin nga masa. Në vitin 1900 shumë qytete ndërtuan pishina, ku mund të shkonin të gjithë. Kush nuk donte të paguante hyrjen, mund të shkonte buzë liqeneve si Wannsee në Berlin. Ky ishte një sport për njerëzit.
Kundër të gjithë "moralistëve" filloi kultura e lirisë së trupit. Nudizmi konsiderohej si një rikthim tek natyra. Qëkur banjat nudo filluan të dilnin në modë në fillim të viteve 1900, kundër tyre filloi një stuhi kritikash moraliste. Banjat nudo quheshin “banjë suedeze”, atje ku filloi kjo mënyrë e të bërit plazh.
Sot kushdo shkon në plazh. Në shumë plazhe pushuesit mezi gjejnë vend duke ngjeshur me njeri-tjetrin si në kuti sardelesh. Por ka edhe oaze të pafrekuentuara, të mbrojtura, pasi mediat nuk i kanë cilësuar ato si "top secret". Mjaft vend për banja dielli mund të gjesh edhe në pishinat publike, që nuk janë të mbushura si plazhet e Spanjës. Pra kushdo e gjen një mundësi pushimi, sipas preferencës.
/Shekulli Online/E.D./
- See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=31975&kat=103#sthash.8gcuupiB.dpuf
Similar topics
» Shqipëria, ku ka përfunduar kultura? (video)
» Ka t'bej kultura n'familje ne formimin e njeriut..?
» KULTURA DHE IDENTITETI: DUKE DIALOGUAR MES DIFERENCAVE (NDRYSHIMEVE)
» Si lindi këndimi?
» Kur mali shembet mbi plazh
» Ka t'bej kultura n'familje ne formimin e njeriut..?
» KULTURA DHE IDENTITETI: DUKE DIALOGUAR MES DIFERENCAVE (NDRYSHIMEVE)
» Si lindi këndimi?
» Kur mali shembet mbi plazh
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi