AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimbja dhe trishtimi ka pllakosur familjen e Fatlindës në Dollogozhdë

Shko poshtë

Dhimbja dhe trishtimi ka pllakosur familjen e Fatlindës në Dollogozhdë Empty Dhimbja dhe trishtimi ka pllakosur familjen e Fatlindës në Dollogozhdë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 10, 2013 9:43 pm

Dhimbja dhe trishtimi ka pllakosur familjen e Fatlindës në Dollogozhdë 4B6BBFE81F29BBFC76595F20791421D7Dhimbja dhe trishtimi e ka pllakosur familjen Memedi nga Fshati i Dollogozhdë. Ajo ka humbur më të dashurën e saj, të vetmen vajzë të tyre,Fatlindën. Atyre nuk u besohet ende se vajza e tyre 16 vjeçare është ndarë nga jeta.

Babai Mirdiu, në odën e pritjes për mysafirë, ku për ngushëllime vijnë me qindra njerëz, me lot në sy tregon ngjarjen që preku në shpirt jo vetëm familjen e tij, por të gjithë Strugën dhe më gjërë.

“Nuk e di, se si na iku kështu. Nuk e di pse na ndodhi kjo gjëmë. Ajo më kishte si shok. Nuk e kisha parë fare pothuajse dy ditë e fundit, sepse ajo vijonte mësimin në ndërrimin e pasdites, ndërsa unë punoja deri vonë natën. Natën kritike Fatlinda kishte ngrënë bukë, kishte parë një film, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe kishte shkuar në dhomën e saj. Unë sapo erdha nga puna rreth orës 22 dhe shkova drejt në dhomën time të gjumit. Dëgjova që doli në toalet kah ora 01.00 por nuk më shkoi në mendje se mund të ketë diçka. Rreth orës 03.00 dëgjuam një rrënkimë dhe kur u futëm në dhomën e saj e pamë në gjendje shumë të rëndë. Kërkoi një pikë ujë dhe tha vetëm se ka pirë tableta. E mora në krah dhe u nisa menjëherë për në spital. Rrugës për atje, në fshatin Drasllajcë dha shpirt”, thotë me lot në sy i trishtuar Mirdiu.
Ai thekson se kurrë nuk ka dëgjuar që Fatlinda të ankohet për diçka dhe nuk ka lënë asnjë shenjë për të kuptuar se pse e ndërmori këtë veprim. Në bisedë ndërhyn edhe gjyshi i saj i moshuar Fiati Fatlinda ishte vajzë shumë e dashur, ajo vinte dhe më fërkonte qafën sa herë më shikonte se jam duke ndejtur, ndërsa gjyshi tjetër Rushani, pohon të njëjtën gjë, duke thënë se sa herë e shikonte e përqafonte gjatë me shumë dashuri.

Nga ngjarja janë të trishtuar të gjithë banorët e Strugës. Shokët dhe shoqet e saj me lot në sy, së bashku me qindra qytetarë e përcollën atë për në banesën e fundit. Në bankën e Fatlindës, të klasës II-8 shokët dhe shoqet e saj kanë vendosur buqeta lulesh të freskëta.
MPB e Ohrit, ndërkaq ka konfirmuar rastin e humbjes tragjike të jetës së nxënëses 16 vjeçare të Gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” të Strugës dhe ka shtuar se në trupin e pajetë të saj nuk janë gjetur shenja dhune./Portalb
Dhimbja dhe trishtimi ka pllakosur familjen e Fatlindës në Dollogozhdë 913146_556766704375410_396879416_n1
♛Melody♛
♛Melody♛

Dhimbja dhe trishtimi ka pllakosur familjen e Fatlindës në Dollogozhdë Coolte21

Shteti Shteti : Dhimbja dhe trishtimi ka pllakosur familjen e Fatlindës në Dollogozhdë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi