AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dua burrë, e dua si yti, e dua tani!

Shko poshtë

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Empty Dua burrë, e dua si yti, e dua tani!

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 10, 2013 8:26 pm

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Girl-Diary-214x300Lehtësimi nga veshjet dimërore ka bërë që tani format e trupit të jenë më të dukshme. Nëse dikur vajzat e një farë moshe lakmonin siluetën e shoqes që u kalonte përbri, sot lakmojnë barkun e fryrë. Shtatzënitë, që janë bërë më të dukshme në këtë stinë, diskutohen më së shumti nga vajzat pa fëmijë mbi të 30-at. Çoroditja që po i ndodh shoqërisë, po bën që krijimi i një marrëdhënieje, qoftë edhe mbajtja e saj, të jetë gjithnjë e më e vështirë. Femrat e moshës së sipërpërmendur o do presin të bjerë “ylli” që kanë parë gjithë jetën, netëve në plazh, o do shohin “yjet” e të tjerave, duke iu lutur sërish yllit të mos jetë më i “asaj”, por të bëhet i saji. Rrethana të ngjashme që u ndrit fati i tjetrës dëgjojmë përditë. Në këtë rast, e mbetura vetëm hyn në listën e stërgjatë të atyre që ende nuk e kanë bërë sefte. Pra, pa e tjerrë gjatë, situata është ndjeshëm e ndërlikuar. Së fundmi, në Shqipëri kanë dalë disa “bamirëse”, zyrat e të cilave po dynden gjithnjë e më shumë. Janë agjencitë martesore që, siç duket nga regjistrimet në to, kanë qenë jo vetëm një shërbim i munguar, por i shumëkërkuar. “Kupid” tashmë nuk është vetëm shigjeta që po të ra në kokë mund të të lërë pa frymë (nuk dihet në ka më situata të tilla!), por është agjencia më e re e martesave që bën bashkë meshkujt dhe femrat që ende nuk e kanë takuar gjysmën e tyre. E në mos gjetshin një gjysmë mirë të përputhshme, do gjejnë sidoqoftë “tjetrin” me të cilin mund të plotësojnë rrjedhën natyrore të jetës. Një fëmijë është pa dyshim plotësimi i kornizës. Sa për të tjerët “të gjithë derrat janë njësoj”, siç thonë vazhdimisht dashuritë e humbura që duhet t’i nënshtrohen orës biologjike. Prej tre muajsh, Ermelinda Sholla, administratorja e agjencisë “Kupid”, ka marrë nismën të bëjë bashkë nevojtarët e vetmuar. Dyndja është aq e madhe, saqë ideja për të hapur filiale të reja përveç atij të Tiranës, është mendimi më i natyrshëm i saj. Agjenci të tjera homologe me të, edhe më të hershme, e kanë tashmë të provuar suksesin, dhe filialet i kanë hapur me kohë. Gëzim Gjoka, drejtuesi i një tjetër agjencie, asaj “Maruel 2008 & Co” në Shkodër, është shtrirë tashmë në Dibër e në Libofshë të Fierit, duke mbuluar kështu një tjetër zonë veriore dhe një në jug. Në të kundërt, sipas drejtuesve, menaxhimi i njerëzve dhe “sistemimi” i tyre është i papërballueshëm.
Zgjidhje më komode ka gjetur “martesa.al”, adresa online përmes së cilës nuk ke nevojë të jesh domosdoshmërisht në Tiranë, jug a veri për të aplikuar. Edhe këtu, kërkestarët shtohen dita-ditës. Sidomos tani! Sepse nuk është vetëm koha kur shtatzënitë janë bërë të dukshme, por edhe koha kur zbarkojnë refugjatë nga të katër anët. Greqia, Anglia (emigrantët nga veriu që më së shumti jetojnë në Angli, duan patjetër një vajzë shqiptare) dhe Italia janë vendet me numër më të madh meshkujsh që presin fatin t’u qeshë nga vendlindja. Por le t’i shohim një e nga një. Ç’është kjo tendencë me të cilën dikush edhe mund të qeshë, por një tjetër e ka alternativë të vetme?! A mos është më e sigurt shkuesia e paguar? Si funksionon? Të gjitha përgjigjet për të mësuar rreth mënyrës më të re (në Shqipëri) për të hedhur hapin më të rëndësishëm (të vonuar) të jetës./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Coolte21

Shteti Shteti : huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Empty “Maruel & Co2008”, shkuesitë brenda Ballkanit

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 10, 2013 8:28 pm


Mënyra se si funksionon një agjenci martesore është po ajo. Në rastin e Gëzim Gjokës dhe agjencisë së tij “Maruel &Co 2008” ndryshon vetëm shtrirja gjeografike. Frymëzuar mbase nga origjina e tij e hershme sllave, qëllimi i tij është të lidhë vajza shqiptare me djem serbë. Të parat janë nga veriu i Shqipërisë, ku për shkak të emigrimit ose jo, meshkujt janë të pakët. Anasjelltas ndodh me jugun e Serbisë. Gëzimi ka bërë të mundur takimin në mes të rrugës. Pasi ka marrë pëlqimin e çiftit, menjëherë bën gati një kontratë dhe vijon me celebrimin sipas të gjitha procedurave që parashikon ligji shqiptar dhe ai serb. “Çdo veprim shoqërohet nga dokumentet përkatëse të nevojshme. Për këtë kujdeset juristi i kompanisë. Pasi bëhet celebrimi këtu në Shqipëri, pas ceremonisë së martesës këtej dhe andej, sipas programit që kanë familjet, bëhet edhe celebrimi në vendin e djalit, gjithmonë në bashkëpunim me homologen tonë në Beograd, Stara Raska”. Kompanitë mblesë nga të dyja palët janë gjithnjë në krye të tryezave.
“Si vajza, si djali kanë të drejtë të shohin nga tri variante e pastaj të zgjedhin. Variantet i zgjedh unë, në bashkëpunim me psikologen e stafit tim të punës, e cila është gjithmonë prezente. Kështu, në varësi të të dhënave që ka secili dhe të asaj që kërkojnë nga një partner, zgjedh tre më të përshtatshmit. Të them të drejtën, idenë time e kam krijuar që në fillim, se cili nga të tri rastet është i duhuri, por për të dhënë mundësinë e zgjedhjes, bëhen tri prezantime. Djali vjen prej andej, e pres unë, dhe bashkë me psikologen e shoqërojmë në familjet e vajzave që do të shohë. Nëse pëlqehen, atëherë caktojmë një vizitë të vajzës me gjithë familjen te familja e djalit në Serbi. Pas kësaj, nëse çdo gjë shkon sipas parashikimit, vijojmë me kontratën e martesës dhe ceremonitë sipas traditës së secilit. Nëse djali nuk zgjedh asnjë midis tri vajzave të prezantuara, atëherë ai humbet të drejtën për 6 muaj deri në një vit për të parë të tjera. Pas kësaj kohe mund të kërkojë sërish takim”. Veç kësaj, sipas kontratës, dhëndri është i detyruar të respektojë të drejtat dhe detyrimet ndaj nuses së re. Ai duhet të respektojë fenë e saj, nëse ajo nuk është ortodokse si ai. Të jetë dakord që fëmijët që lindin të mësojnë shqipen, gjuhën e nënës, njësoj si atë të babait, ta shoqërojë atë në familje sa herë që ka mall, ta dojë e ta respektojë. Pak a shumë e njëjta gjë edhe për vajzën.
Me dorën e mbarë të Gëzimit, përveç 200 martesave me serbë, janë lidhur 15 kurora me djem boshnjakë, 10 me kroatë, 12 me malazezë, 2 me grekë, 6 në Gjermani, 2 në Turqi, 2 në Danimarkë… dhe lista vazhdon. Edhe më e gjatë është lista e pritjes. 3000 kandidatë nga Vojvodina dhe Zagrebi presin të gjejnë “shpirtin binjak” te vajzat shqiptare të Shqipërisë së veriut e, më tej, 2500 të tjerë të regjistruar e në listë pritjeje vijnë nga Zemuni, 3000 nga Rashka, 800 kandidatë nga Nishi. Përveç rreth 8000 serbëve, janë edhe plot të tjerë të shpërndarë nëpër botë, deri te 6 kandidatët nga Teksasi./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Coolte21

Shteti Shteti : huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Empty Ermelinda Sholla: “Femrat shqiptare kërkojnë partnerë të huaj”

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 10, 2013 8:29 pm

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Ermelinda-224x300Pse e hapët këtë agjenci?
E para sepse mungonte në tregun shqiptar një strukturë e tillë, që të ishte korrekte edhe nga ana ligjore. Dhe, së dyti, për të plotësuar një ego timen.
Për aq sa di, ekzistojnë edhe agjenci të tjera të ngjashme, “Kupid” nuk është e para…
Po, por “Kupid” është e para e regjistruar sipas të gjithë parametrave ligjorë, e vetmja e regjistruar në QKR.
Megjithatë, përveç egos, duhet të ketë një ngacmim fillestar, qoftë edhe miq beqarë përreth për shembull, që mund të të frymëzojnë…
Patjetër, kam parë që jo vetëm në shoqërinë time ka interesa të tillë, por edhe më gjerë. Sot jeta është bërë e vështirë, njerëzit janë të përkushtuar gjithë kohës në gjërat e tyre, i rrëmben përditshmëria, janë të përkushtuar pas karrierës profesionale, aq shumë sa lënë pas dore jetën e tyre personale. Edhe nëse kujtohen në një moment për t’iu kushtuar më shumë apo për të hapur sytë mirë përreth, nuk është e lehtë.
Kjo do të thotë që ka në agjencinë tuaj edhe njerëz në karrierë që kanë aplikuar?
Po, ka shumë, të profesioneve të ndryshme. Paragjykimet në Shqipëri mund të bëjnë të mendosh që janë shtresa nën mesataren ato që mund t’i drejtohen një shërbimi të tillë, por nuk është e vërtetë.
Na sillni disa shembuj njerëzish në karrierë a profesionesh që ju janë drejtuar deri më sot…
Ajo që kam parë deri tani, është që njerëzit që punojnë në banka, meshkuj e femra, janë të shumtë. Mund të jetë izolimi i tyre në vendin e punës, a nuk e di. Të tjerë janë mjekët edhe të një farë moshe, të themi te të 40-at, që i janë përkushtuar shkollimit e specializimeve në gjithë këto kohë. Mësuesia e pedagogjia është një tjetër kategori e interesuar. Më shumë se kaq nuk mund t’ju them, respektohet privatësia e gjithsecilit.
Si funksionon ky shërbim, pra për të gjetur “të duhurin” përmes jush, në çfarë etapash kalohet?
Faza e parë është ajo e njohjes së klientit me kontratën tonë ligjore, çka siguron se të dyja palët janë të mbrojtura nga çdo informacion i shtrembër i tjetrit, sepse ne kemi agjentë tanët në terren, që verifikojnë çdo të dhënë që klienti na ka paraqitur të dokumentuar. Bashkë me kontratën, klienti na jep një kopje të pasaportës a kartës së identitetit, certifikatën familjare dhe dy fotografi. Nëse për shembull, në certifikatë personi figuron i divorcuar ligjërisht, ne verifikojmë gjithçka. Faza tjetër është ajo e përzgjedhjes mes aplikantëve. Në një pikë të formularit tonë është ajo që quhet preferencat dhe që përcakton shijet e klientit sipas moshës, arsimimit etj. Në bazë të këtyre të dhënave, ne kategorizojmë grupet që mund të përshtaten me njëri- tjetrin. Mes grupit, secili nga klientët ka të drejtë të zgjedhë profilin që mund t’i përshtatet dhe të vijojë më pas me fazën e takimit të parë.
Pra, ju bëni prezantimin dhe pastaj i lini të lirë?
Jo, takimi i parë bëhet nën vëzhgimin tonë. Ne kemi atë që quajmë ambienti mikpritës dhe që është i vëzhguar nga kamerat. Aty çifti takohet për herë të parë dhe po aty personat pastaj janë të lirë të vendosin nëse duan të shkëmbejnë numrat e telefonit apo të kalojnë në një fazë tjetër, por deri aty janë të vëzhguar.
Pra, rastet me qëllime abuzive përjashtohen?
Kjo është pjesa ku unë kam synuar më fort. Jo pa qëllim ambienti është i monitoruar me kamera dhe dokumentet verifikohen në detaje.
Sa zgjasin këto takime?
Rreth një orë, jo më shumë.
Janë të shumta rastet që kanë vijuar të frekuentohen edhe pas takimit të parë?
Po, ka shumë raste të suksesshme që kanë vijuar të takohen jashtë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie. Se sa mund të zgjasë kjo marrëdhënie pastaj, nuk është në dorën tonë. Mund të dështojë edhe sikur partnerët të ishin njohur përmes një shoqërie të përbashkët apo në ambiente të punës.
Po nëse janë takuar 2-3 herë pas prezantimit tuaj dhe kanë kuptuar që nuk mund të funksionojë?
Mund të rikthehen te ne dhe të zgjedhin një profil tjetër, të nisin procesin nga e para.

Pjesa e zyrave të Kupid, që quhet ambienti mikpritës, ku personat zhvillojnë takimin e parë
Kundrejt cilës pagesë bëhet e gjithë kjo?
Pagesa e parë është ajo e fazës fillestare, regjistrimit pra, që kushton 2000 lekë. Kur personi arrin në fazën e përzgjedhjes dhe të takimit, paguan edhe 8000 lekë. Me këtë 1000 lekësh të paguar ka të drejtë që të zgjedhë dhe të zgjidhet për 1 vit. Brenda vitit mund të takohet me disa profile pa bërë pagesa të tjera.
Cilat mosha ju drejtohen më shumë?
Së pari, ne kemi një kufi tonin, që është për femrat mbi moshën 23 vjeç dhe për meshkujt mbi 30 vjeç. Por në fakt, ata që na drejtohen më shumë, sa u përket femrave, janë mbi të 30-at, po ashtu edhe meshkujt. Sikundër ka edhe raste të grave apo burrave të ve apo të divorcuar që ka ndodhur të jenë edhe te të 60-at.
Edhe gra 60-vjeçare?
Gratë 60-vjeçare nuk janë të shumta, por ka raste grash te të 50-at që nuk janë martuar asnjëherë dhe ky është një rast i mirë, përmes të cilit në këtë moshë njeriu të gjejë dikë që të paktën të kalojë pjesën tjetër të jetës. Për të rinjtë mund të tingëllojë edhe për të qeshur, por ajo është pjesa më e vështirë e jetës nëse je vetëm. Nuk është e lehtë as për një grua e as për një burrë të asaj moshe të mos ketë dikë me kë të shkëmbejë një fjalë.
A keni vënë re që ky lloj shërbimi mund të jetë i paragjykuar për mentalitetin shqiptar?
Mbase po, në fillime…, por fakti që njerëzit po shtohen gjithnjë e më shumë, do të thotë që kjo fazë do kapërcejë edhe për Shqipërinë.
Si është raporti meshkuj femra, cilët janë më të shumtë?
Këtë nuk mund ta them, sepse në një fazë të caktuar mund të jenë femrat. Pastaj, pas regjistrimeve të reja, sidomos tani në kohën e verës që vijnë emigrantët, shtohet numri i meshkujve.
Nga banuesit jashtë Shqipërisë interesohen vetëm meshkuj?
Kryesisht po, telefoni prej tyre bie pa pushim.
Po femrat, çfarë kërkojnë, ç’kërkesa kanë?
Ajo çka ndryshon nga meshkujt, është se ka shumë femra që duan të krijojnë lidhje me të huaj.
Arrini ju ta mundësoni këtë gjë?
Për momentin jo, sepse nuk mund të kontrolloj pjesën e sigurisë njësoj si me personat këtu, nuk arrij të bëj verifikimet e duhura për aplikantët. Por shumë shpejt synoj të lidhem me agjencitë e tilla jashtë dhe të krijohet një bashkëpunim mes dy palëve për të mundësuar edhe këto lloj njohjesh. Është në interes të të dyja palëve, sepse edhe jashtë po funksionojnë gjithnjë e më shumë këto lloj lidhjesh. Jeta është ndërlikuar gjithandej. Madje jashtë, më shumë se këtu, njerëzit nuk kanë mundësi të takohen me njëri-tjetrin, aq të dhënë sa janë pas punëve. Regjistrimet andej arrijnë shifra të mëdha.
Së fundi, a është martuar ndonjë nga çiftet që janë njohur prej jush?
Agjencia jonë ka vetëm tre muaj që funksionon dhe martesat nuk kanë mbërritur ende, por janë të shumta lidhjet që po shkojnë mirë.
Martesa.al “Gjeje ‘të duhurin’ aty ku ke ëndërruar”
Mbase përdorimi i internetit mund të duket ca më i sofistikuar për një kategori “të dëshpëruarish” që nuk kanë dhe aq akses në të, por mbetet gjithsesi si opsion. Më i lehtë dhe më diskret për “gugëlluesit”, që të gjitha shpresat i kanë nga dritarja virtuale. Martesa.al është një agjenci kanadezo-shqiptare për lidhje martesore a dashurore për burrat dhe gratë. Është krijuar me idenë e një zonje shqiptaro-kanadeze me origjine shqiptare. Formimi shumëgjuhësh i saj mundëson krijimin e një vendi të përkryer për takime midis grave dhe burrave nga Shqipëria, Kosova, Amerika e Veriut dhe Europa, për martesë, lidhje romantike, shoqëri dhe miqësi. Siç duket, aplikimi për lotarinë amerikane nuk do të jetë jetëgjatë edhe për shumë kohë, tani zgjidhjet kanë përparuar. Me një gurë, vret disa zogj.
Njoftim
Për gratë:
Kjo agjenci ofron një shërbim të mrekullueshëm për zonjat nga Shqipëria, Kosova dhe Europa Lindore për t’i ndihmuar ato të gjejnë partnerin e tyre ideal. Nëse ju jeni një beqare e zgjuar, inteligjente dhe e bukur, bashkohu me agjencinë tonë nëpërmjet kësaj faqeje interneti.
Njoftim për burrat
Nëse jeni vetëm dhe jeni në kërkim për një partnere nga kjo pjesë e Europës, atëherë mos shko me tej! Martesa-dating.al është vendi i përsosur për të takuar zonja/zonjusha beqare nga Shqipëria, Kosova, Britania e Madhe, vendet nordike, Austria, Kanadaja dhe vende të tjera të Amerikës së Veriut.
ANI JAUPAJ/panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Coolte21

Shteti Shteti : huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

huaj - Dua burrë, e dua si yti, e dua tani! Empty Re: Dua burrë, e dua si yti, e dua tani!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi