Parandalimi I Verbërisë
Parandalimi I Verbërisë
AFRIKË, Parandalimi i verbërisë - Dy kirurgë të syrit, një amerikan dhe një nepalez, janë bashkuar në një përpjekje për t’i dhënë fund verbërisë së parandalueshme e cila i çon në varfëri dhe vdekje të hershme shumë njerëz në botën në zhvillim. Gjatë dy dekadave, përpjekjet e dy kirurgëve i kanë kthyer shikimin rreth 2 milionë njerëzve në Afrikë dhe Azi.
Kjo skenë nga Etiopia tregon njerëzit të cilëve u është rikthyer shikimi. Secili i është nënshtruar operacionit prej 10 minutash për heqjen e kataraktit – indit që rrethon lenten e syrit dhe që është shkaktari më i madh i verbërisë në botë. Ndërhyrja kirurgjike është e thjeshtë dhe pothuajse të gjithë pacientëve u rikthehet shikimi falë një lenti artificial që vendoset në sy gjatë operacionit.
Këto skena janë përsëritur me mijëra herë në Afrikë dhe Azi që nga viti 1995, atëherë kur kirurgët, Dr. Geoffrey Tabin dhe Dr. Sanduk Ruit u bashkuan për të themeluar…
programin Himalayan Cataract Project. Siç thotë Dr. Tabin, programi filloi me nismën e Dr. Ruit.
“Ai ka krijuar këtë sistem të cilësisë së lartë për operimin e kataraktit për të varfërit me një volum shumë të lartë”.
Dr. Tabin flet për projektin “kampet e syrit”, ku grupe kirurgësh të syrit kryejnë qindra operacione në Azinë Lindore dhe Afrikën nën-sahariane gjatë një periudhe prej disa javësh në zonat larg spitaleve. Ai thotë se teknika është e ngjashme me ato të spitaleve më të përparuara perëndimore, por ritmi i operacionit është më i shpejtë.
“Nëse paraqiten shumë pacientë, unë do të ndjehesha shumë mirë”.
Dr. Ruit është rritur në një fshat të varfër të Nepalit ku ai ka parë se si verbëria i ka shtyrë shumë njerëz në varfëri më të thellë dhe në vdekje të hershme.
“Ata nuk mund të numërojnë gishtat, as edhe në një distancë prej tre metrash”.
Që në moshë të re, ai e kuptoi se ndërhyrja kirurgjike me lente artificiale mund të realizohej shumë shpejt, jashtë spitaleve, dhe me një kosto prej vetëm rreth 25 dollarësh. Më pas, ai filloi të udhëtonte në rajonet pranë Himalajeve për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“Ajo që bënte ai ishte mahnitëse duke marrë parasysh koston dhe numrin e operacioneve që realizonte brenda një periudhe tre javore. I thashë se desha që kjo të ishte karriera ime dhe të punoja me të”.
Programi Himalayan Cataract Project u mëson mjekëve lokalë dhe personelit mjekësorë këtë teknikë dhe krijon qendra kirurgjike për realizimin e këtyre operacioneve në vendet si Nepali, Butani, India, Kina, Gana, dhe Etiopia.
Sipas Dr. Tabin-it, përmes këtij projektit dy milionë njerëzve u është rikthyer shikimi. Ai thotë se objektivi i tyre për t’i dhënë fund verbërisë së parandalueshme po duket në horizont.
27.07.2013
Burimi: Balkanweb

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi