AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë (FOTO)

Shko poshtë

foto - Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë (FOTO)  Empty Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë (FOTO)

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 27, 2013 10:38 pm


Fundjavën që lamë pas, i ka dhënë lamtumirën beqarisë edhe djali i vogël i aktorit të njohur të humorit Zef Deda, Marjani, i cili më së shumti nga miqtë e tij thirret Mario.
Ai është bërë i njohur për një periudhë të shkurtër kohe si një ndër personazhet e Portokallisë, duke vazhduar më pas studimet në Akademinë e Arteve për kompozicion.
Këtë të dielë që lamë pas, Mario kurorëzoi dashurinë e tij disavjeçarë me Enxhin, vajzën nga Tirana, që e kishte njohur shumë vite më parë. Kurorëzimi u zhvillua në Kishën Katolike dhe më pas, në një nga lokalet më të njohura në Shkodër, u zhvillua edhe ceremonia e dasmës, citon noa.
Mbrëmja martesore është kthyer në një spektakël të vërtetë, ku kënduan me radhë edhe këngëtarët të njohur të skenës shqiptare, që ishin të ftuar, si Era Rusi, Altin Goci, Mira Konçi.
Padyshim nuk munguan notat e humorit nga vëllai i madh i Marios, Juljan Deda dhe babai tij Zef Deda. Një dasmë që me siguri do të mbahet mend gjatë nga të ftuarit e shumtë.
Çifti këto ditë po kalon muajin e mjaltit në një nga plazhet më të bukura të Greqisë në Korfuz dhe ne i urojmë një jetë sa më të lumtur bashkë.
Ndërkohë shikoni fotot me siper që kanë publikuar Marjani dhe vëllai i tij Juli.


foto - Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë (FOTO)  4
foto - Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë (FOTO)  1
♛Melody♛
♛Melody♛

foto - Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë (FOTO)  Coolte21

Shteti Shteti : foto - Djali i Zef Dedës feston fundin e beqarisë (FOTO)  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi