AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si Të Përgatisni Vakte Të Mrekullueshme E Të Shijshme Nga Kombinimi I Frutave Dhe Perimeve

Shko poshtë

Si Të Përgatisni Vakte Të Mrekullueshme E Të Shijshme Nga Kombinimi I Frutave Dhe Perimeve  Empty Si Të Përgatisni Vakte Të Mrekullueshme E Të Shijshme Nga Kombinimi I Frutave Dhe Perimeve

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 26, 2013 5:32 pm

Si Të Përgatisni Vakte Të Mrekullueshme E Të Shijshme Nga Kombinimi I Frutave Dhe Perimeve  Si-t%C3%AB-p%C3%ABrgatisni-vakte
Si të përgatisni vakte të mrekullueshme e të shijshme nga kombinimi i frutave dhe perimeve.

Konsumimi I Vakteve Pranë Pikave Ambulante Është Një Zgjidhje E Shpejtë, Por Jo Një Zgjedhje E Shëndetshme. Këto Vakte Të Freskëta Verore Janë Të Pasura Me Shijen E Ftohtë, Përbërës Ushqimorë Të Shëndetshëm, Si Dhe Fruta E Perime Të Stinës.

1. Shkopinj sushi: Përzieni  avokado, lakër, spinaq të freskët dhe quinoa të zier (një lloj drithi si qiqra).  Rrotullojini në fletët që shërbejnë për për të rrethuar sushin.

2. Përzieni kos, limon të freskët dhe mjatë dhe shtoni copa ananasi sipër.

3. Shtojini “guacamole”-s (salcë avokadoje), kokrra shege, copa mandarine dhe mollë të prera në formë kubike.
Përgatitja e “guacamole”
2 avokado të pjekura mirë
½ qepë e kuqe e grirë imët
2 speca  djegëse jeshile të gjata, të cilave ju janë pastruar farat, të grira imët
2 lugë gjelle majdanoz të freskët të grirë
1 lugë gjelle lëng limoni
½ lugë çaji kripë e ashpër
Pak piper të bluar
Gjysmë domateje, farat dhe pulpi i së cilës janë hequr, e copëtuar
Pritni avokadot në gjysmë. Hiquni farat. Gërryeni avokadot nga tuli duke i lënë vetëm lëkurën. Hidhni tulin në një tas. Duke përdorur një pirun, shtypni tulin e avokados, por mos e teproni. Guacamole duhet të jetë jo si pure. Shtoni qepën, majdanozin, lëngun e limonit, kripën dhe piperin dhe vazhdoni t’i përzieni. Sasia e specave djegëse varion nga shkalla se sa ato djegin. Filloni me gjysmë speci dhe pastaj, shtojeni sasinë sipas dëshirës.
Domatet ndikojnë në shijen e saj, kështu që mos e prisni domaten që në fillim, ose shtojeni kur salca të jetë gati për servirje. Mbulojeni me një qese plastmasi enën për të evituar oksidimin prej ajrit. Futeni në frigorifer. Përpara servirjes shtojini domaten e grirë.

4. Komposto e thjeshtë manaferrash: Përzieni manat e freskët me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe kanellë pluhur, pastaj skuqini në tigan me vaj aromatik kokosi dhe servirini të ngrohta.

26.07.2013

Burimi: Ikub
♛Melody♛
♛Melody♛

Si Të Përgatisni Vakte Të Mrekullueshme E Të Shijshme Nga Kombinimi I Frutave Dhe Perimeve  Coolte21

Shteti Shteti : Si Të Përgatisni Vakte Të Mrekullueshme E Të Shijshme Nga Kombinimi I Frutave Dhe Perimeve  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi