Pilula Që Zëvendëson Gjimnastikën
Faqja 1 e 1
Pilula Që Zëvendëson Gjimnastikën
Pilula që zëvendëson gjimnastikën.
SHBA- Pilula e re e realizuar nga studiuesit e “Scripps Research Institute of Jupiter” në Florida, zëvendëson aktivitetin fizik, madje pa u djersitur.
“Substanca e injektuar duket se imiton të njëjtat efekte të ushtrimit fizik”, ka deklaruar Thomas Burris, bashkautor i studimit. Në një farë pike në të ardhmen mund të realizohet një ilaç që do t’u japë mundësinë njerëzve, veçanërisht tetraplegjikëve dhe atyre që s’kanë mundësi të bëjnë lëvizje, të përmirësojnë shëndetin dhe formën e tyre, pa u sforcuar.
Gjatë studimit, shkencëtarët kanë bërë me dije se një përzierje e injektuar në disa minj obezë, kishte provokuar aktivizim më të madh të një proteine të quajtur REV-ERB dhe që është e njohur për kontrollin e ritmeve të orëve biologjike të brendshme. Minjve, të cilëve iu injektua substanca, në harkun e pak kohëve humbën peshë, edhe në prani të një diete të pasur me yndyra dhe gjithashtu përmirësuan nivelet e tyre të kolesterolit.
Shkencëtarët, siç shkruan Civitas, kanë bërë me dije se kjo pilulë jep shumë efekte. Ata bëjnë thirrje që të projektojnë një pilulë që do të zëvendësojnë gjimnastikën.
Similar topics
» Mamaja zevendeson vajzen ne provim mature, arrestohet
» Lulzim Basha zevendeson Sali Berishen, fiton Kryetarin e PD
» Lulzim Basha zevendeson Sali Berishen, fiton Kryetarin e PD
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi