Inteligjenca Artificiale!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Inteligjenca Artificiale!
Degë e shkencës kompjuterike që merret me kompjuterat për ti bërë ato të sillen si njerëzit.Termi është shpikur në vitin 1956 nga John McCarthy në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts. Inteligjenca artificiale përfshin:
- Luajtjen e Lojrave: kompjuterat programohen për të luajtur lojëra elektronike të tilla si; shah, damë etj.
- Sistemet e ekspertëve: komputerat programohen për të marrë vendime në situata të jetës reale (për shembull, disa sisteme eksperte ndihmojë mjekët te diagnostikojnë sëmundje në bazë të simptomave)
- Gjuha e natyrshme: kompjuterat programohen për të kuptuar gjuhët natyrore te njeriut.
- Rrjetet nervore: Sistemet që simulojnë inteligjencën duke u përpjekur për të riprodhuar llojet e lidhjeve fizike që ndodhin në trurin e kafshëve.
- Robotikë: kompjuterat programohen të shohin, te dëgjojnë dhe të reagojnë ndaj stimujve të tjerë ndijorë.
Aktualisht kompjuterat nuk kanë arritur të shfaqin të gjithë inteligjencen e plotë artificiale (që është e stimuluar në jetën e përditëshme nga njerëzit). Avancimin më të madh në fushën e inteligjencës artificiale e ka arritur fusha e lojërave. Ku programi më i mirë i lojës së shahut është në gjendje të mund njeriun. Në Maj të 1997, një super kompjuter i IBM-s i quajtur Deep Blue mposhti në një lojë shahu shahistin e madh Gary Kasparov.
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi