Gatime shqiptare
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Gatime shqiptare
PAÇE KOKE
Për 4-5 persona duhen:
Lëng koke 1 litër,
gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje,
miell 1 luge kafeje,
spec djegës 1/2 luge kafeje,
kripë, piper, uthull 2-3 lugë,
hudhra 4-5 thelpinj,
1 qepë, karota 2-3 copë,
selino, majdanoz
Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë
gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet
ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr
të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë
majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet
lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa
të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i
marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i
zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe për
disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen
hudhra të shtypura me uthull.

Re: Gatime shqiptare
Tavë Peshku Qefulli
Lyejmë peshkun qefull me miell nga të dy krahët dhe e skuqim lehtë në tigan me vaj. Tavën e lyejmë me vaj dhe e spërkasim sipër me bukë të thekur të thërrmuar imët (galetë). Vendosim në tavë peshkun e skuqur. Në vajin e ngelur në tigan skuqim lehtë qepët e prera në formë gjysmë hëne. Shtojmë aty domatet e grira ose në mungesë të tyre 1 lugë salcë domate. Shtojmë aty 1 gotë verë ose uthull, piper të zi të bluar, kripë. Këtë masë ja hedhim përsipër tavës me peshk. Në një tas përziejmë majdanoz të grirë imët, hudhra të shtypura dhe bukë të thekur të thërrmuar (galetë). Këtë masë ja hedhim tavës së peshqve përsipër. Shtojmë një gjysmë gote me ujë dhe e fusim në furrë për ta pjekur.
Masat: peshk sipas personave, 1 tufë majdanoz, 1 kokërr hudhër, 3-4 kokrra qepë, 5-6 kokrra domate ose 1 lugë salcë domate dhe bukë të thekur të thërrmuar (galetë), 1 gotë verë ose uthull, piper të zi, kripë.

Tavë Elbasani
Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle, kripë.
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korrent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë. Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë. Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe

Tavë Dheu Tiranëse
Përbërësit për 4 persona:
300g gjizë
250g mëlçi
3 domate
2 speca
150g vaj ulliri
3 thelpinj hudhra
spec i kuq 1 lug gjelle
2 kokrra qepë dhe kripë
Përgatitja:
Marrim një tigan dhe hedhim vajin në të. Po ashtu brenda në tigan hedhim mëlçinë, qepën dhe pastaj përzihen. Më pas hedhim domatet e grira, hudhrat, specin e kuq, i trazojmë dhe i lëmë për 20 min derisa të zihen. Pastaj hedhim edhe gjizën. Kjo shoqërohet me një gotë raki.

Supë Me Kokë Peshku Dhe Zarzavate
Përbërësit për 4 persona:
8 kokë peshku
2 karota
2 patate
2-3 qepë të njoma
një grusht selino/kopër
një lugë miell e rrafshët (mund të përdorni dhe miell drithërash nëse dëshironi)
3 lugë vaj ulliri
250 gr ujë (mund ta shtoni pakëz nëse ju duket pak)
Përgatitja:
Së pari ziejini kokat në zjarr të ulët deri sa të zbuten fare. Më tej hiqini nga tenxherja. Ndërkohë pritni karotat, patatet, qepët në copa të vogla dhe shtojini në tenxhere. Lërini të zihen sërish në zjarr të ulët. Nga fundi shtoni dhe selinon/koprën. Në një tigan skuqni vajin e ullirit dhe më tej shtoni miellin të cilin e skuqni pakëz sa të marrë një ngjyrë më kafe. Më tej, hidheni këtë të fundit në tenxheren e supës dhe përzieni mirë, për të mos lejuar formimin e topthave të miellit. Supa është gati. Servireni të nxehtë, duke e shoqëruar me lëng limoni.

Supë Peshku Me Perime
Përbërësit:
Për 4-5 persona duhen:
Lëng peshku 1,5 litra
patate 2-3 kokrra
karota 3-4 copë
mashurka 8-10 copë
selino
vaj 3-4 lugë gjelle
domate 2 kokrra
kripë, piper, majdanoz, dafinë
Gatimi:
Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz.

Salcë Kosi
Përbërësit:
Ju nevojitet vetëm një trastë napë. Fusni sa kos të doni brenda saj (psh nga 1,5 kg del nja 500 gr salcë kosi). Lijeni për një ditë në mënyrë që të pikohet komplet uji i tepërt. Më pas kur ta nxirrni mund t’i hidhni pak kripë për të rritur qëndrueshmërinë, si dhe sipër mund t’i shtoni pak vaj.

Salcë Domatesh Me Speca
Përbërësit:
725 ml vaj farërash
75 gr miell
7 qepë të vogla
4 speca djegës
2 speca të gjelbër
800 gr domate të pjekura
250 ml qumësht
hudhër, kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe ngrohni vajin me zjarr mesatar. Hidhni pak nga pak miellin dhe vazhdoni ta përzieni. Lëren i të skuqet derisa përbërja të marrë një ngjyrë të praruar. Në këtë çast shtoni qepën, që e keni prerë paraprakisht copa-copa. Lëreni të ziejë për rreth 5 minuta, shton i domatet e lara dhe të prera në copa. Tërë këtë masë përziejeni vazhdimisht. Shtoni qumështin dhe lëreni sërish të ziejë, ulni zjarrin dhe shtoni sheqerin dhe hudhrën. Hidhini kripë e piper dhe vazhdoni ta përzieni. Lëreni edhe për 10 minuta të tjera në zjarr të ngadaltë. Në një tenxhere tjetër zieni uji dhe kur të ketë vluar zieni për 5 minuta specat e verdhë. Kullojini dhe grijini në mikser, derisa të bëhet si pure. Hidhni salcën e domateve në çdo pjatë dhe shtoni në secilën një lugë pure specash.

Patëllxhanë Turshi -
Çajmë patëllxhanët për së gjati me majën e një thike, po nuk e çojmë deri në fund. I hedhim në një tenxhere me ujë të vluar dhe kripë të cilën e kemi hequr ndërkohë nga zjarri dhe i lëmë për disa minuta sa të fillojnë të zbuten. Pastaj i nxjerrim në një kullonjëse dhe u vëmë përsipër një peshë që t’u dalë lëngu i tepërt. I lëmë kështu gjithë natën. Të nesërmen i shtrydhim edhe një herë mirë patëllxhanët dhe përgatisim mbushjen. Grijmë në një enë disa speca të kuq e jeshilë, shumë hudhra dhe majdanoz (të gjitha këto të grira hollë), hedhim kripë, piper dhe spec djegës sipas dëshirës. I përziejmë mirë dhe i spërkasim me uthull. Me masën e përgatitur mbushim patëllxhanët e shtrydhur mirë dhe po të duam këta patëllxhanë mund t’i lidhim me një fije majdanozi ose selino që të mos hapen, por edhe pa i lidhur në rregull janë. Patëllxhanët e mbushur i rreshtojmë në një enë dhe i spërkasim me uthull e kripë dhe u vëmë përsipër një peshë. I lëmë kështu për rreth një javë deri në dhjetë ditë. Patëllxhanët do të jenë mbuluar ndërkohë nga lëngu që kanë nxjerrë. I heqim nga lëngu duke i lënë të kullojnë mirë dhe i rreshtojmë në një enë (më mirë do të ishte qelqi ose qeramike) dhe i mbulojmë me vaj ulliri. Ndërmjet patëllxhanëve mund të shtojmë edhe thelpinj hudhre të freskët të paprerë që do të marinohen me kalimin e kohës. Por ndërkohë turshia është gati.
SPECA TË MBUSHUR ME PATATE
Përbërësit:
6 speca
4 patate
200 g domate
50 g oriz
4 qepë
2 karota
piper
200 ml vaj
Erëza bimësh
Përgatitja:
Specave të larë ua hiqni farat dhe i përgatitni për mbushje. Në vajin e ngrohur i fërgoni qepët e grira imët. Kur të zbuten pak, ia shtoni karotën dhe patatet e prera në forma katrore dhe i fërgoni edhe ato. Ia shtoni pak ujë dhe e zini derisa të zbuten perimet. E përzini edhe orizin e zier dhe filtruar më parë, si dhe domatet e qëruara dhe të prera në forma katrore. Ia shtoni erëzat dhe biberin. Me këtë përzierje i mbushni specat, i radhisni në një enë paksa më të thellë, shtoni ujë dhe i zini në temperaturë të ulët. Kur gjysma e ujit të jetë avulluar, specat i vendosni në furrën e ngrohur dhe i piqni për 40 minuta

Specave të larë ua hiqni farat dhe i përgatitni për mbushje. Në vajin e ngrohur i fërgoni qepët e grira imët. Kur të zbuten pak, ia shtoni karotën dhe patatet e prera në forma katrore dhe i fërgoni edhe ato. Ia shtoni pak ujë dhe e zini derisa të zbuten perimet. E përzini edhe orizin e zier dhe filtruar më parë, si dhe domatet e qëruara dhe të prera në forma katrore. Ia shtoni erëzat dhe biberin. Me këtë përzierje i mbushni specat, i radhisni në një enë paksa më të thellë, shtoni ujë dhe i zini në temperaturë të ulët. Kur gjysma e ujit të jetë avulluar, specat i vendosni në furrën e ngrohur dhe i piqni për 40 minuta.
SPECA TË MBUSHUR ME DJATHË
Përbërësit:
200 gr oriz me kokrrën e gjatë
1 lidhje majdanoz
50 gr ullinj jeshil pa fara
100 gr djathë feta
1 vezë
krip
piper
4 speca të mëdhenj
2 lugë vaj ulliri
250 gr domate të vogla – domate Cherry
1 lugë ullinj të zinj (ullinj të shtypur – të bërë krem)
Mënyra e përgatitjes:
E ziejmë orizin sipas këshillave në ambalazh. Ullinjtë jeshil dhe majdanozin e lajmë dhe i vëmë në mikser dhe i përziejmë deri sa bëhen krem. I heqim orizit ujin dhe e përziejmë me kremin e formuar në mikser. Shtojmë dhe 50 gr djathë të thërrmuar, vezë, krip dhe piper. E ngrohim furrën me flakë mesatare. Përgatisim specat, i presim për gjysmë dhe i vendosim në një tavë termorezistente. Mbushim gjysmat e specave me kompozicionin me oriz dhe ullinj dhe i spërkasim me vajin e ullirit. Shtojmë mbi specat djathin që na ka ngelur, domatet e vogla dhe kremin e ullinjve të zinj. Tava vendoset 15 minuta ne furrë. Në fund zbukurohet me borzilok të freskët.
MISH PULE ME VEZË E LIMON
Përgatitja për 6 persona:
1,5 kg mish pule,
3 qepë mesatare të prera trashë,
12 kërpudha të prera në feta,
1,2 kg kunguj të freskët të prera në copa,
lëngë të gjysmë limoni,
1 l lëng mishi,
kripë dhe piper.
Për vezët dhe limonin: 2 vezë, lëng të gjysmë limoni, 1,5 lugë të korn-flaur.
Vendosni tenxheren me pulën në zjarr mesatar. Shtoni qepët dhe kërpudhat, shtoni dhe kungujt e freskët. Hidhni kripën dhe piperin. Hidhni lëngun e limonit, 2 filxhanë ujë dhe kubikun e lëngut të mishit dhe e zini gjellën në zjarr për 30-40 minuta. Rrihni vezët. Shkrini në lëngun e limonit korn-flaur dhe këtë përzierje e hidhni tek vezët me limon duke mos pushuari së rrahuri. Hidhni tek vezët me limon disa lugë nga lëngu i ngrohtë i pulës dhe kur përzierja të ngrohet mjaft, e hidhni brenda në tenxhere me pulën. E lini pulën në zjarr për disa minuta dhe e servoni.

Imam bajalldi
Përgatitja Ndajini patlixhanët e zinë gjysmë dhe, me një lugë të vogël, hiquani tulin. Këtë te fundit, priteni ne copa te vogla dhe lëreni mënjanë për më vonë. Sipas dëshirës, mund t’u jepni patlixhanave një të skuqur të lehtë.
Në një tenxhere të madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky të jetë nxehur, hidhni për t’u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat. Kur qepa të këtë marrë një ngjyrë të lehtë të artë, shtoni copat e mishit. Kaurdisini mire deri sa uji që lëshon mishi të jetë avulluar. Ata që e duan vegjetarian, lë të kalojnë direkt tek hapi tjetër.
Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grirë. Domatet, përpara se t’i grini, hidhini në ujë të nxehtë për disa minuta derisa t’u hapet cipa. Hiqeni cipen e domates me thikë dhe tulin priteni në copa të vogla. Është mirë ta shmangni cipën e domates sepse është pak e sikletshme gjatë ngrënies dhe aspak estetike në gjellë.
Shtoni, se fundmi, edhe tulin e patlixhaneve që hoqët mënjanë në fillim. Lëreni të zihen të gjitha se bashku për 10 minuta. Shtoni kripën dhe piperin e zi. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat. Tepricën shpërndajeni midis patlixhanave dhe sipër tyre.
Futeni në furrë, në 220°C dhe piqeni deri sa te marri një kore të lehtë të kuqe sipër.
Nevojitën për katër persona :
Dy-tre kokrra të mëdha qepësh
4-5 thelpinj hudhre
3-4 domate të pjekura mirë
4 patlixhana të mëdhenj të zi
Për ata që janë jo vegjetarian:
500g mish të prerë në kubikë të vegjël
Vaj ulliri
Kripë
Pipër i zi
Majdanoz

Similar topics
» Filma Shqiptare...
» Piktura Shqiptare..
» Kinemaja Shqiptare
» Thenie Shqiptare.....!!
» RRUGË SHQIPTARE
» Piktura Shqiptare..
» Kinemaja Shqiptare
» Thenie Shqiptare.....!!
» RRUGË SHQIPTARE
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi