AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Egoizmi...

2 posters

Shko poshtë

Egoizmi... Empty Egoizmi...

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 04, 2013 7:32 am

Laureta Miftari
Tendencat e kundërvënies së egoizmit dhe altruizmit, sikur që bëjmë me natën e ditën apo me të mirën dhe të keqen, qëndrojnë vetëm nëse flasim për një “përvetvetësi” të subjektit, i cili me çdo kusht i jepet dashurisë së plotë për veten. Ai pandërprerë mendon vetëm për vetveten. Dhe, tani, përballë kësaj e definojmë altruizmin si koncept ekstrem të jetës për tjetrin. Por, egoizmi i cili synon ekzistencën, dashurinë, afirmimin dhe mirëqenien - duke pasur respektin ndaj rrethit - është vlerë njerëzore, sepse mbron integritetin e subjektit në natyrë dhe në shoqëri. E, altruizmi, a është kujdes për tjetrin apo një egoizëm i fshehur që shpreson kthimin e mirësisë me mirësi?

Për të kapur mirë kuptimin egoist dhe për të përcaktuar egoizmin si veti negative apo pozitive të moralit, duhet patjetër kthjelluar së pari nevojat urgjente të subjektit, nevojat e afërta dhe ato afatgjate pa të cilat nuk mund të bëhen lëvizjet e duhura për të shkuar përpara. Kufijtë e egoizmit pozitiv dhe negativ, ndërrojnë ne disa pikëpamje, sipas zhvillimit ekonomik të shoqërive - mjediseve dhe etikës së kultivuar në gjirin e çdonjërës nga ta e që ndërlidhet me etnologjinë dhe historinë së cilës subjekti i takon.

Por, t’i kthehemi temës, pa u zhytur në digresione të shumta që mund të prodhohen nëse kërkojmë zbërthimin etik të egoizmit nëpër shekuj. Përfundime më të përpikta do të nxjerrim me krahasime dhe paradokse që ndërlidhen ngushtë e shpesh me altruizmin, por unë, në këtë rast, do të ndalem vetëm me shtjellimin e temës në fjalë, e për altruizmin dhe egoizmin mes vete, do të bëj fjalë në dy studime veçmas.

Të themi se egoizmi nënkupton mos brengën dhe mos mendimin për tjetrin. Tani shtrohet pyetja: një vetlavdërues mendon shumë për të tjerët, pasi që është i sëmurë nga meraku se ç’mendojnë të tjerët për të? Po ai që manipulon të tjerët, a nuk mendon për të tjerët dhe për metodën se si mund t’jua luaj lojën më së miri…?

Kjo na çon në një zbërthim të parë dhe në konkluzion se egoizmi nuk është objekt i mendimit, por i asaj se për çka shërbejnë dëshirat dhe qëllimet. Egoizmi pra nuk i merr parasysh, të themi aq sa duhet, interesat e tjetrit. Po tani: ç’janë interesat e tjetrit, dëshirat dhe apetitet e tij? Interesat e tjetrit nuk janë edhe interesa të një tjetri të tretë… Ndërlikimi vazhdon në pakufi, nëse nuk vijmë në përkufizimin se mosplotësimi i dëshirës së njërit apo tjetrit nuk është egoizëm, sidomos nëse këto dëshira nuk përbëjnë një interes të përbashkët në kodin dhe etikën e një grupi më të gjerë shoqëror.

Por, kur flasim për interesa të përgjithshme, përsëri nuk mund ta konsiderojmë mos radhitjen me normat morale të ngritura, pasi që subjekti mendon për të tjerët, për ata që tërheqin përfitimet nga rrethanat altruiste të krijuara… Të thurim definicionin se egoizmi nuk merr parasysh interesat e tjetrit nuk na kënaq, meqë “ai” është një botë e tërë dhe është tejet joprodhuese dhe ngecës në ecurinë universale. Por, a duhet të shërbehen vetëm interesat vetanake? E pra, ai që ndjen kënaqësi se bëri mirë në familje, në shoqëri, në rrugë e gjetiu, i bën për vete dhe, të përsëris, i bën se kjo i sjellë kënaqësi… Eh, por vallë, ky është egoist?!

Për të sjellë edhe një përfundim në mes të “përfundimeve” mbi egoizmin, do të them se vrapimi pas interesave vetanake është veti e shkëlqyeshme dhe ecja pas tij është e pashmangshme. Kjo çon para, me kusht që këto interesat të mos nëpërkëmbin tjetrin dhe etikën e sjellë në formë të edukatës universale të botës ku jetojmë.

Unë egoizëm të dëmshëm e quaj ndjekjen e qëllimeve që janë me të vërtetë burim i ndërlikimeve shoqërore dhe nismëtare të ngatërresave dhe konkurrencës së pangopshmërisë: gllabërimi i çdo gjëje, pa u kujdesur aspak për tjetrin dhe për normat më të vogla etike ekzistuese; harxhimi i qindarkës së fundit për një luks si duhani, pa u kujtuar se dikush pret kafshatë buke apo qumësht...

Dëshira e tepruar për ekskluzivitet, për një arritje pa pasë parasysh dëmet e drejtpërdrejta dhe anësore që sjellë arritja e një qëllimi, shkelja e etikës dhe ndërgjegjes kolektive të krijuar dhe edukuar në ambientin ku funksionon subjekti, apo ku bën ndërmarrjen e vet, merr përmasat e “bëj çka të dua”; “marr çka të dua edhe pse nuk di mirë se ç’dua” - egoizëm negativ dhe dëmsjellës në një të ardhme të shpejtë. Është kjo formë e të kërkuarit të gjithçkafit nëpërmjet një egoizmi të sëmurë, të ballafaquar me mungesë të taktit njerëzor, kulturës dhe moralit shoqëror.

Në anën tjetër ekziston edhe një lloj i egoizmit të lehtë që shfaqet në raste të pavolitshme të ekzistencës që në të vërtetë është egoizëm i lindur me vet natyrën e njeriut si element kyç i mbijetesës. Është ky lloj i egoizmit i botës së gjallë që e gjejmë edhe tek bima që ngrihet në lartësi drejtë rrezes së Diellit dhe nuk mban aspak për botën që e rrethon. Forca e pakët e ngelur në eshtrat që mbahen vetëm në lëkurë të subjektit që shkel mbi të uriturin tjetër, akoma më të gjymtuar nga uria për të kapur copën e bukës së hedhur nga egoizmi altruist, nuk mund të radhitet në mos interes për tjetrin.

Një egoizëm i lehtë është edhe dëshira dhe vrapi pas jetës më të mirë, shkollimit të lartë, luksit dhe sigurisë, duke dëshiruar dhe synuar në të njëjtën kohë konkretizimin e një ecurie më fatlume edhe për tjetrin, nuk kalohen suazat e egoizmit pozitiv.

Egoizëm i lehtë, më se i nevojshëm, është kujdesi për vetveten: jeta kërkon t’i ofrohen gjërat e nevojshme për të jetuar në harmoni. Nrenga për ushqim, për shëndet për krijim dhe kënaqësitë shpirtërore e fizike që janë të pandashme nga njëra tjetra, nuk janë detyrimisht egoizëm.

Frika është gjithashtu një komponente e egoizmit të lehtë. Këtu bëhet fjalë për atë se çka do të ndodhë të nesërmen. Vrapi dhe lufta për ndihmë sociale është mendim vetëm për vete dhe aspak për të tjerët. Kjo dashuri për vetveten është egoizëm i forcuar, instinktiv dhe do ta quaja edhe egoizëm i dhimbshëm apo egoizëm i detyruar.

Egoizmi në shkollim dhe sport është gjithashtu i rangut pozitiv dhe i lehtë, meqë në këto raste subjekti mendon ekskluzivisht për vete. Por, siç thash edhe më lartë, qëllimi është sublim edhe pse në sport arrihet me humbjen e tjetrit. Këtu në të vërtetë kemi një kundërvënie të dy ose më tepër bartësve të egoizmit që luftojnë për fitore, për ngadhënjim të unit.

Çdo shkëputje nga egoizmi shkakton pasoja të rënda regresive, që shkaktojnë pasoja shkatërruese: egoizmi i tepruar dhe agresiv për arritje të qëllimeve vetanake. Largimi nga egoizmi, si edhe mishërimi me të janë joproduktiv dhe të rrezikshëm, s’e sjellin pasoja të papëlqyera në të dy drejtimet. Një egoizëm i matur e pozitiv arrihet vetëm me edukatë dhe norma etike të kompozuara nga një religjion ose filozofi, ngase këto dy lami të ndërlidhura njëra me tjetrën, gjinden në krye të krijimit të personalitet human.

Nisur nga kjo, do të përfundoj për egoizmin me disa citate nga religjioni dhe filozofia, prej nga më së miri dallohen nuancat e egoizmit në përgjithësi:

“Pa mbështetjen e egoizmit, shtaza humane nuk do të ishte zhvilluar asnjëherë. Egoizmi është bimë kacavjerrëse për të cilën u ngjitën njerëzit jashtë kënetave të qelbura për të dalë nga xhungla” -
Blaise Cendrars (nga Hors la loi - Jashtë ligjit)

“Egoizmi përbën lumturinë tonë nga fatkeqlsia e të gjithëve” - Henri Lacordaire

“Egoizmi inteligjent do të çonte njeriun në virtyte më të larta” - Alfred Capus

“Nëse e përcaktoni egoizmin si dëshirë për të kënaqur nevojat, në këtë kuptim unë dhe çdo pjesëz e natyrës jemi egoistë” - Maurice Barrès (nga Armiku i ligjeve)

“Lumturia ka lindur nga altruizmi, kurse mjerimi nga egoizmi” - Bud.

/telegrafi

♛Melody♛
♛Melody♛

Egoizmi... Coolte21

Shteti Shteti : Egoizmi... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Egoizmi... Empty Re: Egoizmi...

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 3:05 am

Egoizmi në kuptimin e vet primitiv, shpesh rradhitet ndë vetitë negative të moralit. Mirëpo nëse bazohemi në nevojat primare të njeriut, qofshin ata të nevojës së afërme apo të një ardhmeje më të largët e me kuptim kohor më të gjatë jetik, do të shohim se egoizmi është në radhë të parë lëvizje racionale e subjektit për mbijetesë dhe zhvillim personal nga nxjerë përfitim edhe shoqëria, e që tanimë ka tendenca edhe vetëmohuese. Një egoizëm i tillë pra është i nevojshëm, i patjetërshëm për vetegzistencë dhe ecje përpara. Egoizmi që nuk synon dëmtimin e tjetrit nuk është aspak i dëmshëm[1]. Përkundrazi kësaj qëndron qëllimi i paramenduar për përfitime me çdo kusht e duke shkelur mbi interesat e tjetrit, është jomorale dhe etikisht e papastër që do të thot, egoizëm negatif dhe i dëmshëm në përgjithësi. Shumë moralistë dhe socilogë, egoizmin e konsiderojnë si diçka e patjetërshme për ecje para dhe çdo lloj shkëputje joracionale nga "uni" sjellë pasoja shkatëruese personale dhe më gjërë.
Katilja
Katilja

Egoizmi... Coolte21

Shteti Shteti : Egoizmi... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi