Vajza që mbeti e paralizuar nga pickimi i mushkonjës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Vajza që mbeti e paralizuar nga pickimi i mushkonjës
Rasti i Natasha Porter, vajzës që për pak humbi jetën, teksa ishte me pushime në Australi, vetëm prej një mushkonje
Natasha Porter, 23-vjeçare, u prek nga sindroma Guillain-Barre, pasi u pickua nga një mushkonjë gjatë pushimeve të saj në Australi. Sindoroma Guillain-Barre është një sëmundje që e bën trupin të sulmojë sistemin e tij nervor. Natasha Porter mbeti e paralizuar nga qafa e poshtë dhe lëvizi me karrocë me rrota për plot 4 muaj.
Fillimisht, vajza vuri re vetëm një mpirje të lehtë në shputën e këmbës, por pas 4 ditësh mezi mund të ecte. Doktorët i thanë se paraliza po lëvizte shpejt në trupin e saj dhe kjo mund të bënte që diafragma e saj të ngrinte së shpejt, pra ajo mund të vdiste në pak orë.
Zonjusha Porter pa sesi e humbi kontrollin e trupit të saj për vetëm pak orë. Ajo nuk mund të ndiente më duart, këmbët apo të lëvizte ndonjë gjë poshtë qafës.
“Çdo herë që flija natën, mendoja me vete nëse do të mund të zgjohesha nesër”, thotë Natasha Porter nga Crauley i Anglisë. “Gjithçka që mendoja ishte fakti se jam vetëm 23 vjeçe dhe se s’mund të vdes kaq shpejt”, shprehet ajo.
Zonjusha Porter fluturoi drejt Australisë në mars të vitit 2012 dhe kaloi atje shtatë muaj duke punuar në një kafene, për të kursyer që të vazhdonte më tej udhëtimin e saj.
Dy javë pasi arriti në Cairns, ajo filloi të ndiente një mpirje të shputave të këmbëve. Dy ditë më pas paraliza iu zhvendos në duar. Zonjusha Porter shkoi te një farmacist për të diskutuar rreth simptomave të saj, duke menduar se gjithçka kishte të bënte me ndonjë lloj alergjie.
Por më pas edhe krahët filluan t’i rëndoheshin aq shumë saqë ajo nuk mundej as të krihte flokët. Kështu ajo vizitoi një doktor që e diagnostikoi me ankth dhe stres.
Dy ditë pas kësaj, ajo u shtrua urgjentisht në spital. Gjendja në të cilën ndodhej e kishte bërë trupin të sulmonte sistemin e tij imunitar, duke e lënë kështu Natasha Porterin në një karrige me rrota për katër muaj.
Kur doktorët e njoftuan se mund të vuante nga sindroma Guillain-Barre, ajo nuk kishte dëgjuar kurrë për të. Doktori i saj i shprehu shqetësimin se ndoshta gjendja mund të përkeqësohej dhe se diafragma e saj mund të ndalonte lëvizjet brenda pak orësh, ajo edhe mund të vdiste.
Një nga veçoritë e sindromës Guillain-Barre është fakti se mund ta kthejë sistemin imunitar kundër sistemit nervor.
Shkaku është i panjohur, por rreth 60 për qind e atyre që vuajnë prej saj e kanë marrë nga bakteret apo viruset që i janë futur në trup, duke i shkatërruar sistemin nervor.
Kjo bën që receptivët ndijorë të shpërndarë në të gjithë trupin të pushojnë së punuari, e kështu trupi paralizohet.
Me fillimin e mjekimit të duhur, u bë e mundur që për tri javë vajza të fillonte të lëvizte pak centimetra krahët dhe brenda gjashtë javëve ajo mundi të ngrihej në këmbë për fare pak sekonda.
Natasha Porterit i duhej të mbante veshur një maskë që të mbrohej nga infeksionet e tjera të mundshme. Disa të prekur nga sindroma Guillain-Barre, e marrin veten për pak muaj, të tjerëve u duhet edhe një vit ose më shumë.
Falë terapistit të saj, ajo mësoi përsëri të kryente funksionet bazë njerëzore, që shumë prej nesh i kryejnë në formën e një refleksi.
“Është e çuditshme, thotë Natasha, sesi njeriu kur është në një gjendje të tillë nuk ka as idenë më të vogël që të lëvizë këmbët, të drejtojë shpinën apo të hapë krahët”.
Herën e parë që zonjusha Porter mundi të lëvizte trupin, njerëzit përreth saj e duartrokitën sikur ajo të ishte një fëmijë i vogël që mësonte të ecte. “M’u duk sikur jeta m’u kthye përsëri, isha shumë e lumtur që jetova dhe që familja ime m’u gjend pranë”, tha ajo për intervistuesit.
Ajo u kthye në qytetin e saj të lindjes dhe vazhdoi e qetë jetën e saj normale. Gjeti një punë të re dhe së bashku me të dashurin e saj të ri, filluan të kursejnë para për të bërë udhëtimin e ëndrrave, që në mënyrë tepër të papritur u ndërpre nga pickimi i një mushkonje të vockël.
Mbi sindromën Guillain-Barre
Kjo është një sindromë tepër e rrallë, por që shkakton efekte tepër të rënda për sistemin nervor që kontrollon lëvizjen dhe ndjeshmërinë.
Çdo vit në Britaninë e Madhe preken rreth 1500 njerëz prej kësaj sindrome dhe është më tepër e përhapur te meshkujt.
Ajo e bën sistemin imunitar të sulmojë atë nervor, duke krijuar kështu një luftë të brendshme në trupin e të prekurit.
Fillimisht prek vetëm gjymtyrët si këmbët dhe duart e më pas përfshin gjithë trupin duke u kthyer në një kërcënim për jetën.
Shumica e njerëzve që janë prekur prej saj kanë vuajtur pak javë më parë nga ndonjë infeksion bakterial.
Somario
Fillimisht vajza vuri re një mpirje të lehtë në shputën e këmbës, por brenda pak ditësh iu bë e pamundur të lëvizte nga qafa e poshtë
Mjekët dyshonin se kjo mund të ishte një alergji e përkohshme, por gjendja u përkeqësua derisa u zbulua se vajza vuante nga sindroma Guillain-Barre
Guillain-Barre e bën sistemin imunitar të sulmojë atë nervor, duke krijuar kështu një luftë të brendshme në trup/gazeta-Shqip
Similar topics
» Vajza e Michael Jackson tentoi të vetëvritej pasi mësoi se nuk ishte vajza biologjike e tij
» Pickimi i mushkonjave, mënyra natyrale kurimi
» Vajza shqiptare që do të mbajë flamurin grek
» Vajza Që Qan Me Lot Gjaku
» Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza
» Pickimi i mushkonjave, mënyra natyrale kurimi
» Vajza shqiptare që do të mbajë flamurin grek
» Vajza Që Qan Me Lot Gjaku
» Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi